GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: Asnjë fakt penal ndaj Ilir Metës, procesi tërësisht politik

16:12 - 20/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: Asnjë fakt penal ndaj Ilir Metës, procesi tërësisht politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se sot, procesi gjyqësor ndaj presidentit të kësaj partie, Ilir Meta është politik. Sipas Blushit, është e nevojshme që shqiptarët të sqarohen për këtë dosje, edhe pse hetimi është i paligjshëm dhe izolimi tërësisht politik.

Në një konferencë për mediet së bashku me anëtarin e Kryesisë Av.Genc Gjokutaj, Blushi sqaroi ato që i cilësoi argumente të pakundërshtueshme pse hetimi i paligjshëm, rrëmbimi kriminal dhe izolimi politik me masë ekstreme i Presidentit të Partisë së Lirisë, partisë së dytë opozitare në vend dhe partisë së tretë prej 20 vitesh, Ilir Meta është kryekëput një proces i neveritshëm politik.

“Tërësisht i papranueshëm dhe totalisht mafioz, i pabazuar në ligj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, krejtësisht i pambështetur në asnjë dokument, në asnjë fakt penal dhe në asnjë provë, në dhunim brutal dhe të plotë të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të një procesi të rregullt ligjor”, u shpreh Blushi.

Për Blushin, dosja hetimore ndaj Metës është e sponsorizuar nga armiqtë e mëdhenj të Shqipërisë kundër Presidentit Meta, pa asnjë fakt apo provë.

“Dosja e fëlliqur dhe e sponsorizuar nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar kundër Presidentit Meta, që nuk ka asnjë fakt penal dhe asnjë provë ndaj tij, vërteton botërisht se drejtësia e sorosifikuar nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial”, vijoi ai.

“Presidenti i Partisë së Lirisë është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë”, tha Blushi.

Etiketa: Ilir MetaTedi Blushi

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, FSHF e UNICEF bëhen bashkë për të mbështetur të drejtat e fëmijëve!

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, FSHF e UNICEF bëhen bashkë për të mbështetur të drejtat e fëmijëve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com