GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Blushi denoncon: Si u dënua me burg 63-vjeçari që bëri punime

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi denoncon: Si u dënua me burg 63-vjeçari që bëri punime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka publikuar një rast se si një 63-vjeçar në Shkodër është dënuar me 8 muaj burg. Kjo pasi personi në fjalë është konstatuar duke kryer punime pa leje në shtëpi.

Ai shprehet se syri i patronazhistëve të Edi Ramës që nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës ka zbuluar rastin e 63-vjeçarit në një fshat të thellë malor, 2 orë larg Librazhdit.

Blushi shton se ky është një standard i dyfishtë dhe tregues se ky shtet po degradon në një regjim fashist që do të shembet para vullnetit të qytetarëve të lirë.

Statusi i Tedi Blushit

Fshati i thellë malor Skroskë ndodhet 2 orë larg Librazhdit, por syri vigjilent i patronazhistëve të Edi Ramës, që nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës, zbuloi se 63-vjeçari Sami O., baba i 4 fëmijëve të mitur, po rregullonte pa leje banesën e tij.

Ndërkohë që oligarkët dhe klientët e Edi Ramës të kapur në flagrancë në zemër të kryeqytetit në shkelje të ligjit për kate, pallate dhe kulla pa leje amnistohen dhe nuk penalizohen, madje shpallen edhe fitues të tenderave dhjetëra milion euro, prindi i katër vogëlushëve Sami O. nga Skroska dënohet me 8 muaj burg në prag të festave të fundvitit.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Favorizim, legalizim, liri dhe pasuri për oligarkët dhe të fortët. Ndëshkim, arrestim, burg dhe mjerim për më të varfërit dhe më të dobtët.

Ky shtet që po degradon përditë në një regjim fashist do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!

 

 

Etiketa: Partia e LirisePolitikeTedi Blushi

Lajme të lidhura

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Para
Ngadalëson plakjen, dieta speciale e Messit, Ronaldos dhe Mbappesë

Ngadalëson plakjen, dieta speciale e Messit, Ronaldos dhe Mbappesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin...

Lexo më shumë
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:48 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com