GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

12:09 - 03/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha gjatë interpelancës që kishte thirrur me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, se duhet të jepte llogari për kushtet çnjerëzore në të cilat mbahet presidenti i partisë, Ilir Meta, të cilit i janë ndaluar takimet dhe komunikimet.

Gjithashtu ai kërkoi shpjegime pse nuk zbatoheshin rekomandimet e lëna nga Avokati i Popullit prej disa javësh. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij se rrëmbyen të maskuar dhe pa vendim gjykate kreun e partisë më 21 tetor 2024.

Nga foltorja e Parlamentit ai deklaroi se kur Meta u rrëmbye në rrugë me urdhër të Ramës, Ergys Agasit dhe zbatim nga Ilir Proda dhe ish-ministri Ervin Hoxha, ende nuk kishte vendim gjykate, i cili doli vetëm dy orë më pas.

Blushi tha se Shqipëria ëhstë i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë. Sipas tij, në vendin tonë ka paradokse, ku burgjet amnistohen për mbipopullimin dhe qytetarët burgosen për parking dysh.

Ku meta rrëmbehet dhe izolohet pa prova, kurse e akuzuara nga SPAK, Belinda Balluku, vijon të japë tenderë me një mal akuzash në shpinë.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari hodhi poshtë akuzat e Blushit, duke thënë se Meta nuk është persekutuar politikisht. Lamallari tha se raporti i Avokatit të Popullit jep rekomandime përgjithësuese dhe nuk është kurrsesi një raport që konstaton shkelje konkrete apo përgjegjësi individuale në rastin e shtetasit Ilir Metaj.

“Do doja që kjo sallë të përdoret për misionin që kemi në këtu, përfaqësimit të qytetarëve që presin nga ne dhe jo të dëgjojnë diskursin e emrave të përveçëm. Flet në emër të drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar për kundërshtarët politikë. Sot jam këtu për t’i përgjigjur detyrimit kushtetues duke u angazhuar që ti shërbej sa më mirë të vërtetës.

Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, por edhe me përgjegjësi, mbi fakte, ligj dhe standarde të verifikueshme, jo mbi interpretime selektive apo narrativa thellësisht politike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur të garantojë barazi përpara ligjit, pa privilegje dhe pa përjashtime, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor, sigurinë publike dhe integritetin e institucioneve. Ky është standardi që i detyrohemi qytetarëve, ky është angazhimi ynë i përditshëm”, tha ai.

Etiketa: Ballukublushimeta

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Para
Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com