GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: Veliaj duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I dhuroi pranga Erion Veliajt, përjashtohet nga mbledhjet Tedi Blushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka komentuar protestat përpara Bashkisë së Tiranës. në News 24, Tedi Blushi thekson se Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar katër vite më parë, kur firmosi për inceneratorin, që sot nuk ekziston.

“Është hera e dytë që procedohem për tubim të paligjshëm, por këto procedime më shumë më frymëzojnë deri në arritjen e rezultatit final, të çmontimit të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës dhe ndëshkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Veliaj duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, që kur hodhi firmën për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston. Drejtësia nuk po reagon ndaj provave të pakundërshtueshme. Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj.

Janë akorduar edhe 6 milionë euro të tjera për inceneratorin. Ku shkojnë paratë, kur incinerator nuk ka? Protestat nuk do të ndalen. Gjithë shteti dhe drejtësia për fat të keq janë vënë barrikadë përballë popullit. Sot nëse një njeri shet majdanoz në rrugë në Tiranë hiqesh nga rruga, ndërsa nëse vjedh si Veliaj nuk të gjen asgjë. Ky kryetar bashkie i ka shkaktuar dëm tepër të madh qytetarëve të Tiranës. Po shemben banesat në mënyrë të paligjshme, kur këta qytetarë paguajnë taksat në mënyrë të rregullt. Policia ka shkelur ligjin me të dyja çizmet, kur anëtarët e Këshillit Bashkiak pengohen të hyjnë në mbledhje. Policia funksionon në bazë të urdhrave politikë. Do i shembim muret e korrupsionit me çdo mënyrë dhe çmim”, tha Blushi.

Duke folur për shembjen e ndërtesave, për shkak të ndërtimeve të rrugës Thumanë-Kashar, Blushi nënvizoi se shteti po sillet në mënyrë terroriste e kriminale.

“Ky është një akt terrorist që bëhet ndaj banorëve në Thumanë. Ata kanë një shtëpi dhe nëse prishet banesa ku do të shkojnë e çfarë do të bëjnë. Ky regjim po provokon tension të lartë social, sepse djersa e gjaku i një jete të hidhet poshtë. Nuk merr dot as edhe një kompensim. Ky është një regjim terrorist e kriminal, që nuk kursen as fëmijët. Qytetarët të mbrojnë pronat. Edi Rama do bëjë gabime nëse prek pronat e këtyre qytetarëve”, deklaroi Blushi.

Në fund, Tedi Blushi komentoi edhe tubimin e Ramës në Athinë, duke thënë se administrata është marrë në Shqipëri me autobusa drejt Greqisë. Ai tha se Rama është ai që ka dëbuar shqiptarët nga atdheu.

Etiketa: Erion VeliajTedi Blushi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak (Video-Foto)

Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak (Video-Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com