GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bluzja… Toptani… Lekët”/ A është kapur në përgjime korrupsioni burri prokuror i Ermonela Felajt? (VIDEO)

13:55 - 04/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bluzja… Toptani… Lekët”/ A është kapur në përgjime korrupsioni burri prokuror i Ermonela Felajt? (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një debat me një gjuhë të koduar këtë të mërkurë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u ngritën akuza për korrupsion ndaj bashkëshortit prokuror të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Akuzat i bëri kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili foli për “bluzë, lekë dhe korruptim prokurori” gjatë debatit me ligjvënësen socialiste Ermonela Felaj. Ai përmendi se ka një dosje hetimore dhe paralajmëroi se deputetja do të thirret për të dhënë sqarime për çështjen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Unë mund të them ty për blerjen e bluzës të Toptani, që pastaj del … e pra, e di ti! Bluze te Toptani dhe pastaj korruptojmë prokurorin që të lirojmë personin. Prit, prit, se do kesh shumë mundësi të japësh sqarime dhe për këtë”, iu drejtua Bardhi-Felajt, i cili nisur nga akuzat, lë të kuptohet se ka dijeni për një rast korrupsioni për të cilin ekzistojnë edhe përgjime.

“Unë s’kam një dosje Ermonela, të kem dalë me bluze, Toptani, Lekët, mbyllje çështjesh, unë nuk kam të tilla raste”, shtoi ai.

Fjalori i koduar i Bardhit duket se i drejtohet bashkëshortit të deputetes socialiste, Bledar Valikaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Akuza të ngjashme ndaj Valikajt ka pasur edhe më herët nga Bardhi, Partia Demokratike dhe në raportime mediatike.

“… Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit… Yt shoq, vetëm me çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marrë rryshfet 1.5 milionë euro nga 4 biznese. Kjo je ti, ti je një familje hajdute”, i tha Bardhi-Felajt gjatë një seance në parlament në korrik të vitit të kaluar.

Në mars të vitit 2019, nga oficer i policisë gjyqësore, Bledar Valikaj u gradua prokuror në Tiranë nga KLP përmes një procedure të  diskutueshme. “Antikushtetuese”, sipas Partisë Demokratike. Edhe pse prokuror prej pesë vitesh, Bledar Valikaj nuk i është nënshtruar ende rivlerësimit nga organet e vetingut. Ky fakt është përdorur po ashtu nga opozita në akuzat drejtuar deputetes Felaj.

Ushtrimi i detyrës së disa të afërmeve të ligjvënëses pranë prokurorisë së Tiranës përveç bashkëshortit, ka qenë gjithashtu një tjetër “patate e nxehtë”. Kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar deputeten Felaj “simboli i nxirë i kapjes së drejtësisë shqiptare”, duke iu referuar punësimit të katër familjarëve të ligjvënëses në organin e akuzës së kryeqytetit (përveç bashkëshortit edhe motra, vëllai dhe kunata e deputetes Felaj).

“Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem që 4 familjarë të Felajt kryesojnë debatin për kapjen e institucionit në Prokurorinë e kryeqytetit”, tha kryedemokrati në një deklaratë për mediat në korrik të vitit të kaluar.

Shqetësime për çështjen kanë shprehur dhe ekspertë të fushës, si edhe disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion që ka miratuar emërimet e familjarëve të Felajt. Deputetja ishte edhe firmëtare e ndryshimeve ligjore në vitin 2019, që i hapënrrugë punësimit të familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Historia e plotë/ Rasti “Felaj” shkërmoqi ëndrrën e “Drejtësisë së re”

Nepotizëm në Prokurori/ Investigimi, Felaj hapi rrugën me ligj

‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë

Hije nepotizmi/ E gjithë familja e deputetes socialiste në Prokurorinë e Tiranës

Korrupsioni i PS te AKSHI dhe hetimi nga burri i Ermonela Felajt

Etiketa: Bledar ValikajErmonela FelajGazment BardhiKryesore1

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Plas paraja e fasadave, Oltion Çaçi jep 100 MLN lekë Astrit Gjikondajt për lyerjen e një godine 1 katëshe

Plas paraja e fasadave, Oltion Çaçi jep 100 MLN lekë Astrit Gjikondajt për lyerjen e një godine 1 katëshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com