GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BMVX6 plot armë! Akuza kërkon “burg” për Spahiun e Preçin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BMVX6 plot armë! Akuza kërkon “burg” për Spahiun e Preçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjykatë materialin hetimor, ndaj dy personave të arrestuar, Arben Spahiu dhe Arsen Preçit, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një atentat ndaj biznesmenit Elton Kila. Spahiu dhe Preçi akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNews” se për Spahiun dhe Preçin, kunatin dhe kushëririn e Alibej, prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në mbështetje të akuzës, Policia pretendon se brenda në makinën e vjedhur në Shkodër, e cila mendohet se do përdorej për atentatin, ku u gjetën tre armët dhe dy bidona me benzinë, është zbuluar dhe një kartë identiteti të kombësisë greke me emrin Konstandinos Lolos banues në Patra.

Por fotografia e kësaj karte, ishte pikërisht e Arben Spahiut, shtëpia e të cilit ndodhet vetëm 50 metra larg vendit ku u gjetën armët. Vetë Arben Spahiu, ka deklaruar në polici se gjithçka ka qënë një inskenim që grupet kriminale në Elbasan, e kanë kryer me qëllim dëmtimin e familjes së tij dhe kunatit, Erjon Alibej. Teksa ky i fundit ende ndodhet i arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer disa vrasje në Elbasan dhe jo vetëm, për të cilat ka kontraktuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Sipas hetimeve, Arsen Preçi e Arben Spahiu prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Ky i fundit, ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët dhe ndërhyrja e Policisë pak minuta para mbërritjes së tij në qytetin e lindjes, u ka shpëtuar jetën. Mjeti u gjet i parkuar në lagjen e Erion Alibejt, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për organizimin e një sërë vrasjeve dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e Alibejt, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Vetë Preçi dhe Spahiu, sapo panë prezencën e forcave të policisë në zonë, u larguan duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e Elton Kilës. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh. Tashmë pritet marrja në pyetje e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje.

Etiketa: ArmeBMVElbasan

Lajme të lidhura

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Para
Padi në Kushtetuese për tenderët e rindërtimit pas tërmetit, ligji sjell “pabarazi”

Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për ushqimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn qëllimshëm proceset e formimit...

Lexo më shumë
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com