GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Boçi i drejtohet Ramës: Bën mirë të ikësh, je alarm edhe në SHBA

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi i drejtohet Ramës: Bën mirë të ikësh, je alarm edhe në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka kërkuar që Kryeministri Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tij është bërë alarm i kuq në SHBA.

“Ne kemi kërkuar që Edi Rama të përgjigje për akuzat publike dhe juridike të ngritura ndaj tij në SHBA.  Ndërsa për akuzat këtu duhet të kishte dhënë dorëheqjen. RE shndërroi Qeverinë në një mejhane politike. Ky i sotmi nuk është një gjyq politik, por fillimi i një fundi politik të një Kryeministri. Para nesh është zbuluar në të gjithë përmasën e tij një projekt kriminal perfid. Një gazetar i famshëm amerikan ka thënë ‘kur të flasë McGonigal të gjithë do të dëgjojnë’.  Nese Pablo Escobar do të kishte pasur këtë perfeksion ai do të kishte qenë ende kumbari i kokainës.

Rama bëhet kështu kryeministri i parë i shtetit shqiptar që akuzohet zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë drejtësisë amerikane dhe mediat amerikanë është bërë e qartë se Qeveria e Shqipërisë ka korruptuar një zyrtar amerikan me qëllimin kryesor për të goditur dhe zhdukur opozitën. Emri i Ramës përmendet 14 herë dhe tashmë janë të provuar katërcipërisht.

Guximi i Ramës përballë këtij krimi kushtetues shkëlqeu me fshehjen e tij nga Kuvend për disa javë. Të gjithë duhet të na shqetësojë kjo ngjarje. SHBA tashmë e ka shpallur nën hetim qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin e saj, siç e vërteton edhe vendimi i Grand Jurisë në një dokument të publikuar, dokument bashkëngjitur akuzës.

Opozita shqiptare është më e vendosur se kurrë të hedhë dritë mbi këtë çështje. Se çfarë thotë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve ka thënë dje se nëse përfaqësuesi i një shteti të huaj tenton të paguajë dikë për ta mbështetur atë apo qeverinë e tij padyshim do të ishte alarm për SHBA-në. Pra, Rama sot është alarmi i kuq në SHBA dhe çfarë do të thotë sot do të përdoret kundër tij në procesin në SHBA”, tha Boçi.

 

Etiketa: alarmBociRames

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Copa Del Rey/ Pritet një super “El Clasico” në Bernabeu

Copa Del Rey/ Pritet një super “El Clasico” në Bernabeu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com