GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Boçi: Ja kur do nisin protestat mbarëpopullore, Basha i gëzuar për arrestimin e Berishës

19:23 - 06/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi: S’ja falim Ramës arrestimin e liderit të opozitës, ky është fundi i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD dhe nënkryetar në PD-në e drejtuar nga Sali Berisha, ka paralajmëruar thirrjen e një proteste kombëtare në Tiranë, kundër qeverisë Rama.

“Sigurisht! Ka pasur kërkesa edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe kryetarët e degëve. Është në përgatitje e sipër dhe data do të shpallet në ditët në vijim. Gjithçka varet nga ana organizative e jona. Kemi ngritur katër grupe pune. Na takon të punojmë në disa drejtime”, tha ai në emisionin “Kjo javë” në News 24, kur u pyet nëse ishte menduar rreth një proteste të madhe.

Boçi foli edhe për aksionin në Parlament.

“Seancat nuk janë anuluar. Janë kryer me shpejtësi skëterrë dhe kanë miratuar buxhetin e shtetit, janë shtyrë komisionet, pjesa e aksionit politik i takon grupit parlamentar”, tha ish-deputeti.

Ndërkohë lidhur me zhvillimet në opozitë, Boçi u shpreh se aktualisht në fuqi është vendimi i gjyqtarit Zhukri dhe se kjo parti drejtohet nga Sali Berisha.

“Partia Demokratike zyrtare është vendimi i Zhukrit. Zyrtarisht Parlamenti nuk konsideron Gjykatën dhe njeh zyrtarisht një palë. Mbështetësit e Bashës e kanë pritur me një lloj kënaqësie anormale arrestimin e Berishës dhe është pararendur nga deklarata që vijnë nga përfaqësues politike që kanë vënë në fokus të sulmit të tyre Sali Berishën dhe Partinë Demokratike në një sulm krejtësisht absurd. Opozita ka një fokus politik të pandryshueshëm që është lufta me mazhorancën.

Nëse do të bëhesh patericë e qeverisë, të çon të bësh arsyetime të tilla. Kjo pjesë dallon opozitën e opozitës dhe opozitën e qeverisë. Këtë nuk e bëjnë nga papjekuria. Kanë shprehur pjesën e kënaqësisë dhe madje janë kontributor pasi sulmi i tyre nuk është ndaj Edi Ramës por vetëm ndaj kreut të Partisë Demokratike. Sulmi i tyre nuk është vetëm ndaj Zt.Berisha por edhe ndaj demokratëve. Mund të jenë të motivuar në përballje me demokratët por jo me qeverinë dhe ky është gabim fatal. Nuk mund të prodhosh politikë duke luftuar veten, historinë tuaj dhe për më tepër ata që i ke përfaqësuar”, tha ai.

Boçi komentoi edhe deklaratat e Lulzim Bashës.

“Nuk para e ndjek Bashaën. Ishte pjesë e humorit të përditshëm dhe e ndoqa. Ai i ka zhvleftësuar vetë deklaratat e tij. Në asnjë moment nuk ka bërë zgjidhjen e duhur politike në Partinë Demokratike dhe tani në një moment të vështirë të jetës së vet politike, nuk bën zgjidhjen e duhur”, tha ai.

Etiketa: BASHAberishaBociPD

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Nga pushimet e fshehta te “arratisja” romantike e Princ Lekës me …

Nga pushimet e fshehta te “arratisja” romantike e Princ Lekës me ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com