GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Boçi me qytetarët: Me paratë e taksave tona po paguajmë vdekjen

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi me qytetarët: Me paratë e taksave tona po paguajmë vdekjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi u takua me banorë të lagjes 28 nëntori në qendër të Elbasanit.

Sipas Boçit, kur qendra e Elbasanit ka problematika të theksuara në infrastrukturë dhe gjendjen ekonomike të banorëve, imagjinohet se çfarë problematikash kanë zonat informale.

“Mendoja që duke qenë në qendër, ne do flisnim për projekte të mëdha që e bëjnë Elbasanin një qytet të shkëlqyer. Sepse kjo qendra jonë e Elbasanit bashkë me lagjen këtu, ka marrë vëmendjen në thonjëza, ka marrë paratë. Në realitet të gjitha qeverisjeve lokale në 16 vite, i janë disbursuar paratë tona. Këtu duhet të shkëlqente gjithçka, por fatkeqësisht gjithçka është jo-estetike, jo e bukur, e papërshtatshme dhe ju këtë e shihni çdo ditë. Le të më thotë dikush, sepse qyteti ka dhe funksionalitet por ka edhe pamjen estetike. Le të më thotë dikush sa i bukur është ky shatërvani i Tre Urave? Njëri ta thotë! Jo vetëm që nuk është i bukur nga ana estetike, por nuk kuptohet çfarë domethënie ka”, tha Boçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për dëmin ekonomik dhe mjedisor që ka shkaktuar inceneratori në Elbasan.

“Paguajmë 52 mijë lekë për ton për plehra që digjen dhe prodhojnë helm për ne. Paguajmë helmin tonë, paguajmë hapur fare vdekjen tonë. Po. Fjalë e rëndë dramatike, tragjike që s’duhet të qëndrojë në gojën e një personi që kërkon të ndërtojë një imazh, një vizion, por pa e thënë të vërtetën si do e shërojë këtë gjë dhe duhet të mbajë një qëndrim.

Ka ringjallur një mjerim total të Elbasanit në mënyrë të heshtur, më përpara helmin e preknin në parvazet e dritareve dhe të ballkoneve. Tek vija e kuqe e këmishës së bardhë që varesh në telin e tharjes, ndërsa sot nuk e shohim helmin, por shohim vetëm pasojën.

Prevalanca e sëmundjeve të rrezikshme në Elbasan është rritur doktor, (referohet një pjesëmarrësi në sallë) është rritur në mënyrë galopante. Ne sot jemi ne sfidën për bashkinë e Elbasanit. Unë sot e kam sfidën, jo me Ramën, unë e kam sfidën me të ardhmen e Elbasanit. Çfarë do të jetë Elbasani nesër, çfarë qyteti do të jetë, çfarë bashkie do te jetë, se ka humbur identitetin. Do të jetë Bashki Universitare, Bujqësore, Industriale, Turistike? Sot çfarë është? As Universitare, as Bujqësore, as Industriale, as Turistike. Asgjë! Nuk ekziston, dhe po fiket dalë nga dalë”, deklaroi Boçi.

Etiketa: BociKryesore1taksaVdekje

Lajme të lidhura

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Para
Liverpool kërkon zonën “Champions”, ja formacioni zyrtar

Liverpool kërkon zonën “Champions”, ja formacioni zyrtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com