GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Boçi ngre alarmin: Rrezikohen 12 mijë vende pune në fason

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi ngre alarmin: Rrezikohen 12 mijë vende pune në fason
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ngritur shqetësimin e 12 mijë punonjësve në sektorin fason, që sipas tij rrezikojnë vendin e punës nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizua kursin e monedhës euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi thotë se rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje.

Boçi i drejtohet kryeministrit Rama, duke thënë se “ftoj qeverinë që – meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro”.

“Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë, mbyll reagimin e tij kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë”, Luçian Boçi.

“O TI QË VJEN TË MARTËN…

12.000 frymë që punojnë në sektorin fason në Elbasan rrezikojnë të humbin punën, nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizuar kursin e monedhës Euro. Rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje.

Rënia e Euros ka ulur eksportet. Kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë.

Kjo çështje është shumë alarmante!

Për ata që nuk e dinë, përfshi ty që vjen të martën – sektori fason në Shqipëri është punëdhënësi i dytë më i madh pas shtetit. Dhe është sektori më i rëndësishëm në sjelljen e valutës së huaj në vend. Në këtë vend, i cili varet thellësisht nga importet dhe nga mallrat që blihen jashtë, ardhja e valutës është jetike për të ruajtur ekuilibrin e kostos së jetesës.

Euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Qeveria këto parà i çon tek klientët e saj.

Kompanitë e këtij sektori (por jo vetëm ato) e kanë përballuar këtë borxh, i cili prodhon flamuj të kuq tenderash dhe flamuj të zinj varfërie anembanë Shqipërisë.

Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason. Në të njëjtën kohë, ato do arkëtojnë më pak dhe duhet të paguajnë më shumë – qoftë në rroga, qoftë në kosto të tjera. Sipas operatorëve të sektorit, që nga fillimi i pandemisë, kostot indirekte të këtyre bizneseve janë rritur dyfish.

Në fakt – falë numrit shumë të madh të punonjësve – ky biznes mbajti barrën kryesore gjatë pandemisë, kur qeveria ju dha punëtorëve vetëm një rrogë mujore dhe bëri 20 muaj propagandë, ndërsa kompanitë paguanin rrogat e tjera çdo muaj.

Propaganda nuk është ushqim. Nuk konvertohet në asgjë përveçse në hi syve.

Do të kisha propozuar me shumë dëshirë ngritjen e zonës së lirë ekonomike/tregtare  në Elbasan. Por ti që vjen të martën e konsideron armik Elbasanin dhe banorët e tij.

Ti që vjen të martën nuk ke asnjë lidhje me fatin e shqiptarëve.

Ti flet për Ballkanin e Hapur, por Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë ngrirë Euron në vlerë këmbimi (prej vitesh tashmë) për të mbrojtur ekonomitë e tyre. Ti po e përdor atë si instrument për të vjedhur qytetarët dhe bizneset e tyre.

Shkupi ka dy zona të lira ekonomike. Beogradi gjithashtu. Përfund edhe Prishtina apo Tetova kanë dizajnuar zonat e tyre të lira (ekonomike). Ne nuk kemi asnjë. As në Tiranë, e aq më pak në Elbasan.

Ndërkohë unë kam përmendur se do të krijojmë Markën tonë “Made in Elbasan” dhe do të përfshijmë aty edhe prodhimet fason.

Duhet të krijojmë një produkt të pavarur dhe të integruar shqiptar të veshjeve dhe të këpucëve. Përvojën e kemi. Guximin e kemi. Dhe na mjafton vullneti politik për të nisur një proces rrënjësor ndryshimesh.

Ftoj qeverinë që – meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë”, shkruan Boçi.

Etiketa: alarmBociKryesore1

Lajme të lidhura

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat
Aktualitet

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

11:27 - 20/05/26
Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup
Aktualitet

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup

08:05 - 20/05/26
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm
Breaking Views

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

22:57 - 19/05/26
Para
Dhunë psikologjike ndaj kunatës në gjykatë, arrestohet 72-vjeçari

Dhunë psikologjike ndaj kunatës në gjykatë, arrestohet 72-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Sonte luhet finalja anglo-gjermane, Freiburg-Aston Villa në “tempullin” e Stambollit
Sport

Europa League/ Sonte luhet finalja anglo-gjermane, Freiburg-Aston Villa në “tempullin” e Stambollit

11:41 - 20/05/26

Finalja e UEFA Europa League do të sjellë një duel interesant mes Freiburgut dhe Aston Villa-s në Stamboll, aty ku...

Lexo më shumë
Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

11:32 - 20/05/26
Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

11:27 - 20/05/26
Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

11:09 - 20/05/26
Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë

11:00 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com