GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Boçi: S’ja falim Ramës arrestimin e liderit të opozitës, ky është fundi i tij

15:09 - 30/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi: S’ja falim Ramës arrestimin e liderit të opozitës, ky është fundi i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari demokrat i selisë blu, Luçiano Boçi, deklaroi se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.

Deklarata

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja, prokurorja Millonai, e denoncuar dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka, të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosën pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat.

Kështu, sot Edi Rama në një akt urrejtje të papërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vet në prokurori dhe gjykatë, Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonai, prokurorja e SPAK me lidhje të ngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha në arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi.

Me këto akte, Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën makabër të një Shqipërie pa opozitë të paraardhësve të tij, babait të tij biologjik xhelat, që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka, që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90.

Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit edhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, Edi Rama dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë.

Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetuese të Edi Ramës dhe deklaron se me asnjë masë, me asnjë vendim, Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së Edi Ramës, që ka shndërruar aleancën me krimin në forcën kryesore shtypëse dhe vendimmarrëse në Shqipëri.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha vjedhjet monstruoze që iu bën shqiptarëve me qeverinë si organizatë kriminale, por edhe me familjen tënde të ngushtë mafioze, ne bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminal me Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo McGonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd. Partia Demokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votës së lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest të liderit të saj, Sali Berisha.

Partia Demokratike iu bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe mbarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrë betejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhe lirive të shqiptarëve.

Etiketa: Kryesore1liderRama

Lajme të lidhura

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Breaking Views

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’
Breaking Views

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Para
Befason deputeti: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni e Shqipërisë

Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur...

Lexo më shumë
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com