GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘E keni shndërruar Kuvendin në tualet’/ Boçi: Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi godet Ramën pas arrestimit të Mogherinit: Ky është “suksesi” që na shisnit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një “tualet me gropë septike”, ku mazhoranca e përdor institucionin për të mbrojtur anëtarët e qeverisë nga ligji dhe për të penguar llogaridhënien e kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi refuzimin e mocioneve me debat, injorimin e interpelancave dhe bllokimin e ngritjes së komisioneve hetimore, duke theksuar se këto praktika anti-demokratike po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Si rrallë herë, të shpreh lumturinë time që jam anëtar i këtij parlamenti, sepse kam shtatë muaj, por sot, nga një zotëri në fjalë këtu, mora vesh që ky parlament zbaton metodat e Bundestagut, dhe për një moment m’u duk vetja si parlamentar gjerman. Por ama, e vërteta, zoti kryetar, tek dëgjon sot opozitën për interpelancat, zotin Hoti, Shehaj, Blushi, kur dëgjon refuzimet tuaja për mocionet me debat, për injorimin e interpelancave që bën kryeministri, për refuzimin e komisioneve hetimore që janë bërë kapic aty në konferencën tuaj të kryetarëve, jo tonën të kryetarëve, tuajën – atëherë jam shumë i trishtuar, sepse e vërteta është që ky parlament është si parlamenti i Bjellorusisë.

Kjo është e vërteta. Dhe është turp këtu të deklarohet nga ajo foltore që qenka opozita që pengon integrimin në Bashkimin Europian. Komisioni Evropian jua kishte vënë kushtin hapur që para një muaji për imunitetin e zonjës Balluku. Dhe reagoi realisht. Dhe nuk janë ato ligjet, në fakt, që për shtatë muaj sa paskët sjellë ju? 23 ligje. Sa shumë! Na keni thënë që këto seanca janë ngarkuar prej këtyre ligjeve, por s’qenka kështu, sepse 23 qenkan ato. Dhe madje, madje, ne vërtet jemi dakord për t’i miratuar, sepse e tha zoti Bardhi këtë gjë. Po na i paraqisni këto ligje dhe jo t’i anashkaloni në atë konferencën e famshme të kryetarëve, për të cilën sot u gënjye dhe nga ju me “mirëkuptim”. Çfarë mirëkuptimi patëm ne në atë seancë diskutimi?

Po, është e vërtetë që zonja Tabaku nuk ishte në momentin e votimit. Po. Dhe zotëria në fjalë e di shumë mirë që ne u larguam për çështje të drejtimit të komisioneve të tjera, sepse këto, Jorida, orën dhe datën e konferencës i vendosin sipas qejfit të tyre. Edhe seancat i thërrasin sipas qejfit të tyre. Sepse këtë parlament e keni shndërruar në tualet, ku qeveria vjen, lahet, lyhet, krihet, nuk rruhet, rruan qytetarët me ligje strategjike. Dhe madje jo në tualet modern, se do përdorja fjalë tjetër, por në tualet me gropë septike, dhe atë gropën septike e përdorni si llogore: zhytuni aty dhe mbroni nga ligji.

Dhe ajo që është kundërshtuar nga ne në atë konferencën e kryetarëve… Neni i famshëm 242 i Kodit të Procedurës Penale, që e keni lënë pa datë në seancë, e keni futur urgjentisht, dhe është ai nen mbajeni mend që do të bllokojë dhe një herë tjetër integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Se nuk është ligj, ndryshim i pafajshëm; është i qëllimshëm për të mbrojtur pikërisht atë që nuk vjen asnjëherë në interpelanca: kryeministrin,” tha Boçi.

Etiketa: kuvendtualet

Lajme të lidhura

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit
Aktualitet

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Para
Mbrojtja e Ballukut dhe Xhaçkës, Berisha: Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë”

Mbrojtja e Ballukut dhe Xhaçkës, Berisha: Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26

Më shumë se dy orë pritje në këmbë, nën shiun e ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Kjo është panorama e...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

10:10 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com