GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Boja për zgjedhjet me tender fiktiv/ Celibashi i fal 160 MLN lekë Sokol Topçiut

11:56 - 29/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Boja për zgjedhjet me tender fiktiv/ Celibashi i fal 160 MLN lekë Sokol Topçiut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë presin që KQZ të menaxhojë zgjedhjet vendore të 14 majit, por kryekomisioneri Celibashi po bën “fushatën” me abuzimin e fondeve të procesit të votimit. Celibashi ka firmosur mbi dhjetë tenderë për të siguruar materialet e nevojshme për zgjedhjet. Për çdo tender është bërë nga një denoncim dhe janë zbuluar shkelje. KPP i ka ardhur në ndihmë dhe i ka liruar rrugën duke kërkuar ndryshim kriteresh dhe vazhdimin e prokurimeve.

Nuk e dimë nëse me tenderin e fundit do mundet KPP të “shpëtojë” Celibashin. Kreu i KQZ-së ka nënshkruar një tjetër kontratë me shkelje ligji me një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderëve. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Bojë timbruese për zgjedhësit”, për të cilën është lënë  në dispozicion fondi me vlerë rreth 160 milionë lekë.

Tenderi me fitues të paracaktuar

Fituesi i këtij tenderi është shpallur firma “Farma Net shpk”, në pronësi të Sokol Topçiut. Oligarku i fondeve të Shëndetësisë  e ka përfituar tenderin në një proces fiktiv. Në dokument shihet se kanë janë paraqitur tri oferta, ku kompania e Topçiu ka afruar 15,990,000 lekë,  “Magrip Bana PF” kishte ofertë rreth 177 milionë lekë. Janë gjetur tri arsye për ta skualifikuar këtë të dytën. Por njëra prej tyre ka të bëjë me kryerjen e porosive të mëparshme të këtij lloji. “Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave të mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit. Në çdo rast, vlera totale e kërkuar duhet të jetë në një vlerë jo më të madhe se 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës, që prokurohet dhe që është realizuar gjatë tre viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës”. Duket qartë se kjo kërkesë favorizon vetëm njërën kompani atë fituese. Pra, favorizohet Sokol Topçiu i përzgjedhuri dhe i paracaktuari nga Celibashi edhe një zgjedhjet vitit 2021

Paraqitje e pjesëmarrësit fiktiv në tender

Ndërsa firma tjetër  ALB DESIGN PS nuk ka paraqitur një ofertë. Pra, njëra kompanitë është paraqitur fiktivisht në tender për t’i lënë rrugën e hapur Topçiut.

Tender “Copy Paste”

Tenderi për bojën dalluese të zgjedhësve është “copy paste” me të mëparshmin të zhvilluar në vitin 2021 nga Celibashi.

Kështu, ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-83999-01-13-2021 që ka si objekt “Blerje bojë timbruese për zgjedhësit”. Bëhet fjalë për shenjuesit “election pen”, të cilat shërbejnë për ngjyrosjen me bojë të gishtave të zgjedhësve gjatë procesit të votimit. Shikohet se procedura është bërë me negocim, pa njoftim. Në tender kanë marrë pjesë dy kompani, “Gen Albfarma” me vlerë të ofruar 11,604,000 lekë të reja pa TVSH dhe “Farma Net Albania” me vlerë të ofruar 11,520,000 lekë të reja pa TVSH.

Vihet re se të dyja firmat kanë ofruar thuajse të njëjtën vlerë. Në praktikat ndërkombëtare të tenderave, ky rast klasifikohet si tepër i dyshimtë, pasi zakonisht ndodh kur firmat bëjnë marrëveshje të heshtur së bashku dhe ku fituesi është i paracaktuar.

Firma e skualifikuar “Gen Albfarma” nuk kishte paraqitur dokumentacion të plotë dhe as mostër të produktit. Pra, ka shkuar në tender “e papërgatitur”, ose si një pjesëmarrës formal.

Nga ana tjetër shikohet se në tender janë kërkuar 12.000 markera (election pen) ku një prej tyre duhet të timbrojë minimalisht 500 zgjedhës. Me një llogari të thjeshtë shikohet se do të blihet një sasi markerash për 6 milionë votues.

Për ta ndihmuar SPAK-un, dy pyetje lindin nga ky tender i çuditshëm: Pse Celibashi ia jep sërish tenderin këtij operatori? A i teproi ndonjë çikë bojë Celibashit nga viti 2021?

Pse e blen sivjet bojën për zgjedhjet e vitit 2025?

Sakaq, në dokumentin e tenderit në fjalë, vëmë re se afati i kontratës është për 36 muaj, ose 3 vjet. Pra, Celibashi po blen parakohe bojë edhe për zgjedhjet e vitit 2025. Dhe sërish fondi do të shkojë në duart e Topçiut. Mirë prokuroria që i është nënshtruar qeverisë, po opozita përse hesht kur sheh  shpërdorimin e parave të zgjedhjeve? Mbase KQZ po përgatitet për zgjedhje të parakohshme dhe ne nuk e dimë!

Biznesmeni Topçiu njihet më së shumti për tenderët që përfiton në sektorin e Shëndetësisë. Edhe në këtë sektor ai përfiton para pa garë fare dhe jep shërbime gjysmake. Madje në kohën e pandemisë Topçiu mori 3.5 milionë euro tenderë pa garë, pa transparencë, me procedura të dyshimta dhe brenda 10 ditëve. Fakte tregojnë qartë që ai është mik i ministres së Shëndetësisë dhe i kryeministrit. Topçiu godet çdo tender që i vë gishtin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: CelibashiSokol Topciu

Lajme të lidhura

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Para
Po fusnin në Rinas 94 mijë dollarë të padeklaruar, hetohen libianët

Po fusnin në Rinas 94 mijë dollarë të padeklaruar, hetohen libianët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do...

Lexo më shumë
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com