GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bojkoti i avokatëve për hartën e re gjyqësore, Berisha: Përgjegjësisë së lartë qytetare!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bojkoti i avokatëve për hartën e re gjyqësore, Berisha: Përgjegjësisë së lartë qytetare!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e sotme, Sali Berisha ka marrë pjesë në një event mbi Hartën e re Gjyqësore, Ligjin e  Fiskalizimit dhe ndryshimet ne Ligjin për Tatimet mbi të ardhurat. Takimi bëhet me specialistët e profesioneve të lira të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me Sistemin Gjyqësor. Berisha i përgëzoi juristët e pranishëm në sallë për grevën që ndërmorën duke vlerësuar se ishte dëshmi e “përgjegjësisë së lartë qytetare e mbrojtjes nga ana e tyre e interesit publik.  Ish-kryeministri u shpreh se Harta e re Gjyqësore është “kapaku që i vihet arkivolit në të cilin sipas tij e mbylli reforma në drejtësi, sistemin e Drejtësisë në vend.

“Greva, dëshmi e përgjegjësisë së lartë qytetare e mbrojtës nga ana juaj e interesit publik. Që është edhe detyrë e çdo intelektuali pavarësisht nga profesioni që ka. Harta e re gjyqësore është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë, sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. Vendi kaloi në një proces unik në planetin Tokë. Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e Drejtësisë siç e shkatërroi reforma e Sorosit, drejtësinë në Shqipëri. Shkatërroi me vettingun top-doën,… ne kemi qenë kundër metodës, nga lart poshtë, metodë që kishte dy probleme madhore. Atë të vakumit shkatërrimtar për sistemin dhe së dyti duke futur duart nga lart në sistem. Këto ndodhën në Shqipëri dhe për të mbyllur sado pak mohimin që u bë shqiptarëve për të pasur një proces më të drejtë gjyqësor. Kjo reformë, faktikisht e rrënoi këtë të drejtë” – u shpreh Berisha.

Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Më tej kreu i PD tha se asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi, sipas tij, George Soros.

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri” – deklaroi Berisha.

Po ashtu, ai akuzoi kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi se, sipas kryedemokratit, po shfrytëzon sistemin e drejtësisë për interesa të kryeministrit Edi Rama. Mbi 80% e të gjitha çështjeve që janë në Gjykatën e Lartë, mes biznesit dhe shtetit, tha Berisha, i fiton shteti, me kryegjykatës Sokol Sadushin.

“Do ju lexoj ju vetëm një moment, çfarë ndodh sot në drejtësinë shqiptare. Drejtësia shqiptare ka një satrap dhe ky satrap quhet Sokol Sadushi. Ju mund të thoni pse e quaj unë të tillë? Në Gjykatën e Lartë, asnjë çështje nuk del për shqyrtim pa vendosur Sadushi dhe këshilltari i tij. Së dyti, të gjitha çështjet me shtetin, administrative, i shqyrton kolegji administrativ që kryesohet po nga Sadushi. Së treti, të gjitha çështjet e doganave, të tatimeve, të naftës, kanë kryer të trupit gjykues po Sadushin e partisë. Së katërti, 95% e çështjeve të Kolegjit Administrativ, të Kolegjit të Sadushit, bëhen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm 5% bëhen me praninë e palëve. Ky është gjykimi më jo transparent që mund të ndodhë. Mbi 80% e të gjitha çështjeve palë që është biznesi me qeverinë i fiton shteti në Gjykatën e Lartë ku kryegjykatës është Sadushi”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: avokatetBojkotiHartaSali Berisha

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Para
“Vuçiç nuk ndihej mirë mes tre shqiptarëve”, Ali Ahmeti: Duhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

“Vuçiç nuk ndihej mirë mes tre shqiptarëve”, Ali Ahmeti: Duhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26

Në protestën studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, policia nuk ka kursyer as gazetarët e huaj. Sipas Asociacionit të...

Lexo më shumë
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com