Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.
“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.
“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”- tregon më tej Babaramo.
“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.










Discussion about this post