GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

“Bomba bërthamore” që Perëndimi po lëshon në Rusi

10:35 - 28/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Një ditë më parë Komisioni Europian njoftoi vendosjen e sanksioneve mbi Bankën Qendrore të Rusisë, që përfshijnë edhe kufizimin e përdorimit të rezervës valutore. Shtëpia e Bardhë deklaroi se Rezerva Federale po konsideron të njëjtën masë.
Sanksionet mbi Bankat Qëndrore janë arma më e fuqishme financiare. Praktikisht një armë e shkatërrimit në masë, para së cilës përjashtimi nga SWIFT-i ngjan një lodër. Teksa detajet e sanksioneve po saktësohen, tani frika e vetme është se kjo masë mund të bëjë më shumë dëme mbi Rusinë se sa do të donte Perëndimi. Pse?
Rusia zotëron një rezerve valutore rreth 640 miliardë dollarë. Me një mal kaq të madh parash, Putin mund të financojë pa problem makinerinë e tij të luftës për vite të tëra në Ukrainë. Por të kesh rezervë valutore është një gjë dhe ta kontrollosh atë është një gjë tjetër.
Pjesa dërrmuese e rezervës valutore të Rusisë mbahet në euro në Bankën Qendrore Europiane dhe në dollar pranë FED. Nëse BQE dhe FED bllokojnë rezervën e huaj të Rusisë, e gjithë ekonomia ruse rrëzohet brenda pak javësh. Pse?
Për shkak të sanksioneve tregtare, të ardhurat nga jashtë të Rusisë do të ulen, ndërkohë që lufta kërkon shpenzime të mëdha. Për të financuar hendekun, Rusisë do t’i duhet të përdorë rezervën valutore. Por nëse rezerva bllokohet fillon stuhia. Kompanitë dhe individët rusë që kanë detyrime në valutë do të falimentojnë. Ata që janë të përfshirë në transaksione me valutë të huaj do të panikohen.
Njerëzit do të turren në sportelet e bankave ruse për të tërhequr depozitat që kanë në euro dhe dollarë. Banka Qendrore e Rusisë do të detyrohet të ngrijë depozitat në valutë. Rubla do të zhvlerëohet deri në pikën që do të bëhet një monedhe e pakonvertueshme. Sistemi bankar i Rusisë do të falimentonte, ndërsa ekonomia do të binte në kolaps. E gjitha kjo do të ndodhte shumë shpejt, në vetëm pak javë.
Rusia mund të përdorë rezervën valutore prej 120 miliardë dollarësh që mban në Ar për të zbutur kufizimet në fillim. Por kjo do të ngrinte dy probleme të tjera. Së pari kush do ta blinte arin rus? Kina mund të ishte një kandidat dhe me shumë gjasa do të kërkonte favore shumë të mëdha në këmbim.
Së dyti, edhe nëse Kina pranon ta blejë si do të transpotohen 120 miliardë dollarë ar nga Rusia në Kinë. Kjo ka shumë rreziqe.
Në terma financiarë, Perëndimi po hedh bombën bërthamore në Rusi. Pasi detajet të saktësohen do të merret vesh edhe se sa kilotonë është ajo. Por dy mësime ka këtu. E para mos hyr asnjëherë në luftë me vende, monedhat e të cilave i përdor për të mbajtur rezervën tënde kombëtare. E dyta, fuqia e një vendi nuk qëndron vetëm tek ushtria.
Sigurisht që Rusia ka gjjithmonë valixhen bërthamore. Dhe sanksionet e rënda që Perëndimi po vendos mbi Rusine e rrisin rrezikun që Putini të bëjë veprime dëshpëruese. Por në cdo situatë, kostot për Putinin do të jenë shumë më të larta se sa zgjidhja paqësore.
Etiketa: “Bomba bërthamore”klodian tomorrikryesore2RusiUkraine

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
“Distancohemi nga dhuna”, Basha ndërmerr ndryshime të mëdha në PD

Lufta në Ukrainë, Basha: Të bashkohemi në unitet për paqen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com