GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bomba e Ahmetajt: Ja dy emrat që kanë bërë inceneratorin e Tiranës…

22:21 - 29/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bomba e Ahmetajt: Ja dy emrat që kanë bërë inceneratorin e Tiranës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afera korruptive e shekullit është bashkëutorësi e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kjo ka qenë dëshmiar e një njeriut më të afërt të Edi Ramës për më shumë se 8 vite në qeveri.

Arben Ahmetaj në një rrëfim ekskluziv për Syri Tv në “Çim Peka Live”, ka paraqitur fakte se afera të tilla korruptive bëhen gjithmonë me dijeninë e kryeministrit. Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër, është shprehuar ai. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e kam bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Biseda në studio:

Peka: Asnjë garanci nuk janë. Të kthehemi tek thelbi. Është vjedhur tek Tirana, miliona euro. Ju e keni refuzuar e ka shtyrë Rama e Veliaj dhe me këto që po shoh, edhe Belind Balluku. Kush i mori këto para që janë vjedhur?

Ahmetaj: Nuk e di, nuk është detyra ime. Unë kam kërkuar ndjekjen e parave, këto ndjekin kunatën e Eriolës nga pas.

Peka: I mori Mirel Mërtiri këto para…

Ahmetaj: Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën?

Peka: Kush e ka bërë inceneratorin e Tiranës?

Ahmetaj: E ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro…

Ahmetaj: Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot. Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro nëse nuk ndërpritet sot dhe po thoni se Mirel Mërtiri është viktimë. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me xm y, z,  që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.

Peka: Por keni refuzuar me një shkresë…

Ahmetaj: Kam refuzuar patjetër. Kam kërkuar që të gjithë rrisqet e një investimi publik të ishin me privatin. U ka pëlqyer apo jo, punë e tyre.

Peka: Ju po thoni se, Mirel Mërtirit i është thënë që ju i keni penguar tek inceneratori i Tiranës…

Ahmetaj: Kur i kanë dërguar diku tjetër, jo në zyrën e të madhit (Edi Rama), por diku tjetër. Ai i kontrollon të gjitha. Madje dhe lutjen për mua, përveçse është pronari i flamurit, atdheut, që unë jam pa atdhe, që unë jam derri në pyll, pra unë isha një derr në pyll. Për këtë dhe mediat shqiptare ishin kazani, se kështu i trajton mediat, si kazani që nga Top Channel, tek Karlo. Kryeministri ka thënë me të drejtë, që thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Thashë do sjell katër shembuj.

Peka: Ju po thoni shumë gjëra… në cilën zyrën e dërguan Mirel Mërtirin…

Ahmetaj: Nuk e di në çfarë zyre. Le të investigojë Altin Dumani, mos të merret 5 herë, se pas daljes time të intervistës, përveç se bëri akuza familjare, persekutim si çifute, si në 39-40 në Poloni, përveç se bëri persekutim familjar, përtej kufijve ligjor, tani e ka për detyrë të investigojë që të mos ketë gjakderdhje. A ka thënë kryeministri që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Katër shembuj. Infrastruktura me të gjitha institucionet e varësisë, ka bërë diku tek 10 miliardë euro tendera nga 2019.

 

Etiketa: afera e inceneratoreveArben AhmetajErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian

Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com