GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bombardimet ruse/ Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina

08:32 - 26/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bombardimet ruse/ Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë njerëz kanë filluar të largohen nga territori i luftës. Qeveria gjermane po përgatitet për të ndihmuar fillimisht vendet fqinjë me Ukrainën, ku mbërrijnë refugjatët.

Ukraina është vetëm dy orë fluturimi larg Gjermanisë, rreth 1300 km. Shumë njerëz kanë filluar të largohen të dëshpëruar dhe të frikësuar për ekzistencën dhe jetën e tyre. Çfarë ndodh nëse Rusia e merr të tërë Ukrainën, sikurse duket nga të gjitha veprimet e deritanishme? Ekspertët qysh tani mendojnë, se qindra mijëra njerëz e ndoshta miliona mund të arratisen prej zonave të luftës. Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR të premten (25.02) përllogariti, që qysh tani brenda Ukrainës rreth 100.000 vetë janë duke u larguar.

Faeser: “Jemi duke i parashikuar të gjitha zhvillimet e mundshme”

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser qysh në fillim të javës të hënën në Vjenë tha, se “jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme.” E më tej: “Ne po përgatitemi, që të mbështesim vendet fqinje. Ky është hapi i parë.”

Të enjten (24.02), ditën e parë të sulmit ndaj Ukrainës, ajo shtoi: “Aktualisht ne ende nuk shohim lëvizje të madhe refugjatësh në vendet fqinjë të Ukrainës apo drejt Gjermanisë. Vendet e prekura, në radhë të parë fqinjin tonë Poloninë do t’i mbështesim masivisht, nëse do të ketë valë refugjatësh.”

Por vetëm kaq nuk do të jetë e mjaftueshme, shpjegon eksperti i migracionit Gerald Knaus në bisedë me DW dhe tërheq vëmendjen, se ukrainasit qysh tani mund të udhëtojnë lirshëm me të drejtë qendrimi tre mujor në vendet e BE-së: “Ajo që mund të ndodhë me siguri është, që lëvizjet e refugjatëve të kthehen në problem për vendet fqinjë të Ukrainës, sepse ukrainasit gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në BE. Pra ata mund të vijnë në BE pa qenë nevoja të aplikojnë për azilim. Ata mund të udhëtojnë legalisht në secilin vend të BE-së.”

Në Ukrainë jetojnë 41 milionë njerëz. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që ka përvojë nga aneksimi rus i Krimesë më 2014, ekspertët parashikojnë që shumica e refugjatëve fillimisht do të gjejnë mbrojtje në perëndim të Ukrainës. Më pas ata do të tentojnë drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, kryesisht në Poloni.

Qysh tani në Poloni jetojnë rreth një milionë ukrainas e po ashtu ka shumë lidhje familjare, Gjermania i ka garantuar tani ndihma humanitare Polonisë. Por edhe vendet si Moldavia, Rumania dhe Republika Sllovake mund të përballen me valë refugjatësh.

Pro Asyl: “Nuk duhet të mbyllen kufijtë”

Në Gjermani organizata për refugjatët “Pro Asyl”, bëri thirrje që shtetet lindore të BE-së të mos i mbyllin kufijtë ndaj refugjatëve ukrainas: “Kjo duhet të vlejë edhe për mijëra refugjatët tranzit, që ndodhen në Ukrainë prej konflikteve të tjera. Ndër ta ka njerëz nga Siria, Afganistani, Çeçenia e Somalia”, thuhet në një deklaratë shtypi të kësaj organizate.

130.000 njerëz me origjinë ukrainase jetojnë në Gjermani

Karl Kopp nga Pro Asyl i tha DW-së, se: “Edhe në Gjermani duhet të llogarisim me shumë opsione, sepse ndodhemi para një situate krejt të re. Mund të vijnë disa mijëra, por edhe miliona njerëz.” 130.000 ukrainasit që jetojnë në Gjermani do të përpiqen të sjellin edhe njerëzit e tyre nga Ukraina. Disa nga landet federale janë duke u përgatitur për garantimin e ndihmave të shpejta dhe pa burokraci dhe krijimin e infrastrukturave të akomodimit./DW

Etiketa: bombardimerefugjate

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Rusia merr në kontroll qytetin në jug të Ukrainës (Video)

Rusia merr në kontroll qytetin në jug të Ukrainës (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com