GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bombardohet një bazë ushtarake në Irak, viktima dhe të plagosur

09:10 - 20/04/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bombardohet një bazë ushtarake në Irak, viktima dhe të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake të mbështetur nga Irani në Irak, e cila strehon trupa të ushtrisë dhe ish-paraushtarakë pro-iranianë nga Hachd al-Chaabi, të integruar në forcat e rregullta irakiane.

Kjo u bë e ditur për mediat ndërkombëtare nga dy burime irakiane të sigurisë. Një zyrtar i MPB-së, saktësoi se si pasojë e sulmit ka pasur “një të vdekur dhe tetë të plagosur” mes forcave të bazës.

Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.

Shpërthimet pranë kryeqytetit irakian të Bagdadit vijnë një ditë pas sulmeve kundër një baze ushtarake në Isfahan, Iran. Një zyrtar amerikan i tha CNN se Izraeli ishte përgjegjës për sulmet në Iran.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se asnjëri nuk ishte i përfshirë në shpërthim. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA shpjeguan në X se “Shtetet e Bashkuara nuk kryen sulme ajrore në Irak sot”. Në një postim të shkurtër, Centcom tha se ishte në dijeni të “raporteve se SHBA ka kryer sulme në Irak, por ky informacion është i rremë”, shton Komanda.

Në një video të publikuar në mediat sociale, Rezistenca Islamike në Irak njoftoi se kishte lëshuar disa dronë kundër “një objektivi jetik” në Eliat, në Izraelin jugor, në kufirin midis Egjiptit dhe Jordanisë. “Sulmi – thekson grupi që bashkon një sërë forcash pro-iraniane irakiane – është përgjigje ndaj shkeljes së sovranitetit të Irakut nga armiku sionist dhe ndaj sulmit të tij kundër Forcave të Mobilizimit Popullor irakian (PMF)”.

Etiketa: Irak

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Rama mbledh sot ministrat dhe kryebashkiakët socialistë në Shkodër

Rama: Edhe pse jemi të korruptuar, meritojmë një mandat tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com