GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bonusi i bebeve, janë shpenzuar 148 mln euro, gati gjysma i kanë marrë ata që jetojnë jashtë

13:06 - 22/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bonusi i bebeve, janë shpenzuar 148 mln euro, gati gjysma i kanë marrë ata që jetojnë jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e kaluar nga 42,740 bebe përfituese të bonusit, rreth 46% e tyre ishte për lindjet jashtë Shqipërisë, sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në total, për vitin 2023, fondi i shpërndarë ishte rreth 33 milionë euro.

“Fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2023 janë 3,305,516 mijë lekë. Fonde këto që mbulojnë pagesat për 42,740 lindjet gjatë vitit 2023 (22,992 lindje brenda vendit dhe 19,748 lindje jashtë vendit)”, thuhet në raportin e monitorimit të publikuar nga Ministria e shëndetësisë.

Edhe në vitin 2022, nga 42,504 përfitues të bonusit, rreth 43% e tyre ishin për lindjet jashtë. Fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2022 (i korrektuar) janë 3,100,000 mijë lekë. Fonde këto që mbulojnë pagesat për nënat që kanë lindur 42,504 bebet (24,337 lindje brenda vendit dhe 18,167 lindje jashtë vendit) për vitin 2022 sipas të dhënave zyrtare.

Për 2021 rreth 38% të përfituesve ishin të lindur jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2021 ishin 3,303,110 mijë lekë. Fonde këto që mbuluan pagesat për nënat që kanë lindur 43,441 bebet (26,990 lindje brenda vendit dhe 16,451 lindje jashtë vendit) gjatë vitit 2021.

Për shkak të numrit të lartë të përfituesve të porsalindur jashtë vendit, vitin e kaluar qeveria ndryshoi politikat sociale për shpërndarjen e bonusit të bebeve, një program që ka nisur zbatimin prej 2019-s.

Sipas ndryshimeve në ligjin “Për një shtesë dhe një ndryshim në Ligjin Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”  të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2023, u përjashtuan nga përfitimi të porsalindurit që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Në katër vjet janë dhënë 148 milionë euro

Në total prej vitit 2019 deri më 2023 sipas të dhënave të raporteve të monitorimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë janë shpërndarë rreth 14,8 miliardë lekë apo 148 milionë euro për programin e bonusit të bebes.

Programi “Bonusi i bebes” mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut që tërhiqet nga nëna, me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. /MONITOR

Etiketa: bonusi i bebeve

Lajme të lidhura

Salianji mesazh Berishës: Hapni krahun se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë
Aktualitet

Salianji mesazh Berishës: Hapni krahun se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë

18:19 - 10/01/26
Salianji nga Korça: Kush i ka fajet që i kemi sheshet bosh, nuk rrëzohet Rama me turizëm protestash
Aktualitet

Salianji nga Korça: Kush i ka fajet që i kemi sheshet bosh, nuk rrëzohet Rama me turizëm protestash

18:06 - 10/01/26
Anëtari FRPD në Korçë: Salianji ka treguar se di të fitojë, koha të rimëkëmbim PD-në
Aktualitet

Anëtari FRPD në Korçë: Salianji ka treguar se di të fitojë, koha të rimëkëmbim PD-në

17:52 - 10/01/26
Para
Shpopullimi/ Studentët po tkurren me shpejtësi, 2022-23, diplomat ‘Bachelor’ rënie vjetore me 13.8%

Shpopullimi/ Studentët po tkurren me shpejtësi, 2022-23, diplomat 'Bachelor' rënie vjetore me 13.8%

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji mesazh Berishës: Hapni krahun se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë
Aktualitet

Salianji mesazh Berishës: Hapni krahun se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë

18:19 - 10/01/26

Ervin Salianji kritikoi lidershipin e PD nga Korça, duke u vënë në dukje dobësitë në sjelljen e tyre politike. Salianji...

Lexo më shumë
Salianji nga Korça: Kush i ka fajet që i kemi sheshet bosh, nuk rrëzohet Rama me turizëm protestash

Salianji nga Korça: Kush i ka fajet që i kemi sheshet bosh, nuk rrëzohet Rama me turizëm protestash

18:06 - 10/01/26
Anëtari FRPD në Korçë: Salianji ka treguar se di të fitojë, koha të rimëkëmbim PD-në

Anëtari FRPD në Korçë: Salianji ka treguar se di të fitojë, koha të rimëkëmbim PD-në

17:52 - 10/01/26
Ervin Salianji nis takimin në Korçë, pritet me brohorima nga demokratët

Ervin Salianji nis takimin në Korçë, pritet me brohorima nga demokratët

17:35 - 10/01/26
Rrugët kthehen në lumenj, Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!

IGJEO: Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, priten përsëri reshje në vend

16:58 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com