GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bonusi për pensionistët, Male: Të tregohet kujdes me premtimet…

16:25 - 30/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Bonusi për pensionistët, Male: Të tregohet kujdes me premtimet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antuela Male, analiste KRIIK në një intervistë për Panorama TV ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për t’i shpërblyer me 5 mijë lekë bonus pensionistët, ku tha se ai nuk duhet të bëjë premtime elektorale para fushatës.

Male tha është shkelje e Kodit Zgjedhor që politikanët të premtojnë shpërblime para zgjedhjeve, apo të ketë lëvizje në administratë, ku shtoi se deri më tani KRIK ka denoncuar 200 shkelje të cilat lidhen me shpërdorimin e detyrës nga politikanët.

Sakaq theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrë masa për t’i penguar deputetët që të mbajnë takime nëpër Bashki, pasi këta të fundit mund të ndikojnë në lidhje me vendimin për votë nga qytetarët.

 

Pjesë nga intervista:

 

Cënohet Kodi Zgjedhor për vendimmarrjen lidhur me pagat?

Më lejoni t’ju them që Kodi Zgjedhor lidhet me reformën zgjedhore mes palëve politike, lidhur me kërkesën e opozitës ato kohë. Lidhur me aktet që ju po flisni, një pjesë e tyre janë premtime por edhe nesër ato konfigurohen në akte shtetërore nuk janë në shkelje të gërmës por të gjithë frymës së ngritur në vitin 2020. Kodi Zgjedhor referon 4 muaj para zgjedhjeve deri në përfundim të tyre, ky është ndryshimi në gërmën e ligjit.

Është lënë qëllimisht dhe të interpretohet sipas oreksit të qeverisë?

Ka pasur një dakortësi mes palëve, është bërë qëllimisht ose situatë e shpëtuar duhen pyetur ligjvënësit. Një nga problematikat është përdorimi i burimeve në funksion të fushatave zgjedhore. Megjithatë asnjë ndryshim nuk është bërë.

A janë marrë në konsideratë shqetësimet tuaja?

Është pranuar nevoja për ndryshim të kësaj gërme të Kodit Zgjedhor, por nuk ka pasur asnjë iniciativë nga partitë politike, qoftë opozitë ose jo.

A duhet të japë qeveria shpërblime para zgjedhjeve?

Të gjitha këto janë miratuar me buxhetin e parashikuar, e përjashton nga detyrimi ligjor. Nëse kryeministri del në takim elektoral mund të bëjë premtime, por në takime institucionale ku përdor pozitën e kryeministrit nuk është i lejuar të bëj këtë gjë. Por mbrohet nga gërma e ligjit, ndalohen vetëm në zgjedhjet parlamentare.

Por kreu i KQZ është shprehur se kryeministri nuk mund ta bëjë këtë gjë?

Kryeministri duhet të tregohet i kujdesshëm, emërtimet nga puna kufizohen në periudhën e zgjedhjeve. Lirimet dhe punësimet kufizohen në periudhë zgjedhore, ende nuk kemi hyrë në periudhën kur mund të ushtrojmë kontroll. Kemi çuar deri më tani rreth 200 denoncime në KQZ lidhur me fushatën zgjedhore dhe me shpërdorimin e detyrës.

Cila ka qenë përgjigja?

KQZ ka nisur hetimin dhe po shqyrtohet i gjithë përdorimi që ne kemi çuar, prezenca e deputetëve në aktivitete të Bashkive. Një pjesë e konsiderueshme lidhur me fjalimet elektorale ka qenë në Elbasan, Përrenjas dhe Cërrik ku janë drejtues politikë, sekretarë të PS, ku deputetë janë zgjedhur në zona të ndryshme. Për këtë arsye ne i kemi kërkuar KQZ që të gjitha aktivitetet që parandalojnë prezencën e deputetëve në aktivitet lokal do merren masa për t’i ndaluar, jo pasi dëmi është bërë. KQZ e ka në dorë t’i ndalojë këto aktivitete, duhet të ndërhyjë që dëmi mos të bëhet dhe qytetaret mos të ndikohen nga prezenca e një personi politik./Panorama/

Etiketa: bonusiMalePensioniste

Lajme të lidhura

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën
Aktualitet

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën

16:15 - 22/12/25
Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
Para
Fazat që kalon truri, teksa plaket. Po ju i keni ndjerë?

Fazat që kalon truri, teksa plaket. Po ju i keni ndjerë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën
Aktualitet

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën

16:15 - 22/12/25

Seanca paraprake për dosjen “CEZ-DIA” dhe lobimin në SHBA ndaj Ilir Metës është shtyrë për datën 12 janar. Meta ndodhet...

Lexo më shumë
Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com