GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bora mbulon Korçën, Sotiraq Filo bën vijat e bardha: 100 MLN lekë pa garë Bajram Dalipajt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo i lë lekët e bashkisë rrugëve me bashkëpunëtorët e zullumeve të tenderëve. Korçarët mbahen si kursimtarë dhe taksapagues të rregullt,

Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo i lë lekët e bashkisë rrugëve me bashkëpunëtorët e zullumeve të tenderëve. Korçarët mbahen si kursimtarë dhe taksapagues të rregullt,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo i lë lekët e bashkisë rrugëve me bashkëpunëtorët e zullumeve të tenderëve. Korçarët mbahen si kursimtarë dhe taksapagues të rregullt, por, kryebashkiaku i tyre po i shpërdoron paratë e tyre.

Këtë herë, Filo ka zhvilluar një tender që të bënë të qeshësh sepse ka zgjedhur kohën e gabuar për t’i harxhuar këto lekë të bashkisë. Tenderi ka për objekt “Shërbim për vijëzimin e rrugëve të Bashkisë Korçë”.  Tani e gjeti Filo të vizojë rrugët, që bora mbulon gjithçka në këtë qytet?! Me sa duket Filo paska mbaruar me sukses arnimin e rrugëve dhe tani do iu vendos vijat e bardha. Kontrata që nis tani, mbaron për një vit, kështu që Filo ka kohë t’i bëjë vijat verën e vitit që vjen.

Lind pyetja, pse nuk i kryen këto punime kur bëhet rehabilitimi i rrugëve? A e kanë për detyrë kompanitë që fitojnë këto tendera të bëjnë edhe sinjalistikën rrugore? Eh po, Filo i bën punët një nga një, sepse kështu mund të nxjerrë më shumë lekë nga arka e bashkisë dhe t’ua ndajë miqve të tij nëpër tendera.

Filo edhe tek vizimet kërkon të nxjerrë diçka, prandaj këtë tender kryebashkiaku e ka mbyllur me disa shkelje të ligjit mbi prokurimet. Së pari, shohim se vetëm firma IDK – Konstruksion ka paraqitur interes për këtë tender, me ofertën 95 milionë lekë. Dhe duke qenë se është “punë vijash”, kryebashkiaku është fokusuar tek përfitimi. Nuk i ka shtyrë më shumë procedurat, por ka nënshkruar kontratën me pronarin e firmës Barjam Dalipaj.

Kështu, për mungesë të konkurrencës dhe duke pranuar ofertën e shtrenjtë, Filo ka marrë vlerësimin “Flamuri i kuq” nga Open Data që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Dalipaj njihet për ofertat e shtrenjta që ofron për të kryer punë të vogla. Rekordin e ka shënuar me tenderin për semaforin në Tropojë: 37 milionë lekë u pagua Dalipaj nga Bashkia Tropojë në 2022 për të vendosu vetëm 1 semafor.

Edhe atë tender Dalipaj e mori pa garë. Shqetësimi u ngrit në media për këtë abuzim, por askush nuk u vu përpara përgjegjësie për shpenzimin e semaforit “historik”. Ndërsa për vijat e bardha Dalipaj paska një tjetër çmim të kripur.

Me sa duket Dalipaj ua paska marrë dorën kryebashkiakëve si Filo që i bën vijat e bardha mbi borë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bajram dalipajsemaforsotiraq Filotendertendera pa gare

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Erdogan: Tragjedia në Gaza tejkalon kufijtë e tolerancës njerëzore

Erdogan: Tragjedia në Gaza tejkalon kufijtë e tolerancës njerëzore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
Aktualitet

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

Babai i reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur paraditen e kësaj të marte...

Lexo më shumë
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com