Stuhitë e dëborës në zonën e Shishtavecit në Kukës kanë shkaktuar probleme të shumta. Erërat e forta kanë bllokuar disa herë rrugën që lidh këtë zonë me doganën e Shishtavecit e cila lidh fshatrat përreth Shishtavecit me Kosovën.
Mësohet se kompania sipërmarrëse e mirëmbajtjes po punon në terren për pastrimin e dëborës nga rruga dhe kriposjen e saj. Për shkak të grumbullimit të dëborës, në disa segmente të rrugës, trashësia arrin deri në 1 metër.
Reshje të dendura dëbore me trashësi nga 5 deri në 10 centimetra kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës duke ulur ndjeshëm temperaturat të cilat gjatë natës kanë shnëuar -8 gradë Celsius. Reshjet raportohet se kanë prekur akset: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe rrugët pranë Dardhës. Po ashtu për shkak të motit të keq, lundimi i linjës së tragetit Vlorë-Brindisi është pezulluar edhe sot.
Discussion about this post