GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bordi i Karburanteve, Sula: Për interes të dy kompanive

12:35 - 09/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bordi i Karburanteve, Sula: Për interes të dy kompanive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka deklaruar pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve.

Sula deklaroi se ky bord është krijuar për interesa të dy kompanive që nuk kishin shitje aq sa kompanitë e tjera në treg për shkak të çmimeve të larta.

“Ky bord është ngritur enkas për qëllimet përfituese të një apo dy kompanive hidrokarbure. Çmimet kanë qenë dukshëm më lart se të disa kompanive të tjera. Sasia e karburantit të shitur prej tyre ishte më i vogël se i kompanive të tjera. Për shkak të konkurrencës u gjet forma të ngrihej një bord i caktuar që këto kompani që nuk kishin këtë marzh të madh fitimi të barazoheshin të gjithë në çmim dhe normën e fitimit. Baza e një ekonomie tregu është konkurrenca” deklaroi ai.

Sula u shpreh se sasia e naftës që futet sot në Shqipëri është më pak se në vitin 2011. Sipas tij kjo vjen për dy arsye, kontrabanda ose hedhja në treg e naftës që nxirret nga Albpetroli.

“Si ka mundësi që brenda 24 orësh çmimi rritet dhe kur reflektohet ulja në bursë këtu duhen dy javë që të ulet çmimi. Qytetarët shqiptarë janë të njohur me rastin e kontrabandës së madhe dhe kemi rastet flagrante që janë kapur mijëra tonelata naftë kontrabandë në brigjet shqiptare. Janë kapur pa shkuar në destiancion. Këtë naftë kontrabandë e kanë operatorë të fuqishëm të tregtimit të karburanteve në Shqipëri.

A ka logjikë ekonomike që dyfishohet numri i makinave dhe zhdoganohet më pak naftë se kur ishin më pak makina. Ose nafta është kontrabanduar ose nafta që nxjerrin nga Albpetroli, dhe është e detyruar të kalohet për eksport mund të jetë në tregun shqiptar dhje kjo mund të ndikojë në cilësinë e naftës që përdoret nga makinat në Shqipëri”, u shpreh ai.

 

Etiketa: bordiSula

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Forcat izraelite vrasin tre palestinezë

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com