GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bordin flet para sfidës me Dinamon: Do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren

14:01 - 26/09/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bordin flet para sfidës me Dinamon: Do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana kërkon të bëjë një kthesë të madhe në Superiore pasi nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin. Klubi bardheblu nesër në orën 16:00 do të sfidojë Dinamon në derbin e kryeqytetit.

Një sfidë aspak e vështirë kjo, siç e ka përshkruar dhe trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, teksa doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Përshëndetje të gjithëve, sigurisht derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme në veçanti nga ndeshjet e tjera, kemi folur me lojtarët këto ditë, sigurisht me lojtarët shqiptarë edhe më shumë përsa i përket pjesës së ndjenjës. Kemi punuar shumë mirë, sot kemi stërvitjen e fundit që është para ndeshjes, është një ndeshje e vështirë, në një moment të vështirë, por ne jemi gati, nuk duhet të ulim kokën duke pritur që dikush të na ndihmojë, jemi vetëm ne që duhet ta ngremë kokën dhe të vazhdojmë përpara.

Ne duhet të fitojmë sigurisht, gjithmonë punojmë dhe futemi në fushë për të punuar, pastaj varet nga ndeshja si do të shkojë për të arritur rezultatin që duam, e dimë shumë mirë rëndësinë e fitores e cila na ndihmon për të ngjitur shkallët në klasifikim, do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Dembele është i dëmtuar si shumë të tjerë, përballë probleme sigurisht duhet të bëhemi edhe më të fortë  që të kemi skuadrën e gatshme dhe pavarësisht mungesave të fitojmë ndeshjen dhe mendojmë gjithmonë për lojtarët që kemi në dispozicion dhe punojmë për të rikuperuar pjesën tjetër. Sigurisht po ta shohësh në këto momente është e vërtetë ajo që thuhet, por kemi edhe shumë ndeshje në dispozicion.

Unë mundohem që të mos jem asnjëherë negativ dhe normalisht ka ende shumë kohë deri në dhjetor dhe më pas kemi merkaton në janarin, mundohem të jem gjithmonë pozitiv sepse është vetëm fillimi i sezonit. Tifozëve iu jap shumë të drejtë, fola me skuadrën për mënyrën se si e interpretuan ndeshjen dhe sigurisht rezultati është i rëndësishëm por ajo që vlen më shumë është që nuk duhet të dorëzohesh kurrë, të japësh maksimumin.

Tifozët kanë të drejtë por për ne është e rëndësishme mbështetja dhe prania e tyre duke filluar që nga nesër. Nuk mund të shikojmë statistika pasi ndeshjet ndryshojnë gjithmonë nga njëra tjetra, gjatë ndeshjeve dhe minuta ndryshon skuadra në taktikë, si vendosen lojtarët, ka shumë variacione. Është shumë shpejt akoma pasi e thash pak më parë që është vetëm fillimi, Dinamo ka një skuadër të ndërtuar për të arritur katërshen e parë.

Ne duhet të bëjmë maksimumin tonë gjithmonë, duke pasur parasysh edhe ndeshjen me Flamurtarin që ishim në avantazh dhe humbëm një rast për ta mbyllur ndeshjen, por nuk ndodhi të fitonim dhe kjo është situata. E vetmja mënyrë është që të përmirësohemi dhe minimizojmë gabimet, nuk është së ka zgjidhje të tjera”, u shpreh Bordin.

Etiketa: bordindinamo

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Kushtetuesja përfundon shqyrtimin e ankimimit të Pëllumb Gjokës për përgjimet e “SkyEcc”

PD çoi “Diellën” dhe Rregulloren e Kuvendit në “Kushtetuese”, caktohen relatorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com