GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Borges, Papa Françesku dhe tangoja

08:39 - 01/11/22
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Borges, Papa Françesku dhe tangoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

DOM GJERGJ META

Kushedi pse fjala “Tan go” më sillte ndërmend dy fjalë të tjera, “kitarë” dhe “kërcim”. Ndër to, e duhura ishte vetëm fjala “kërcim”. Kitara as nuk kishte të bënte me tangon fare. Ndoshta fakti që çdo kërcim latino-amerikan e lidhja me kitarën ishte ngulitur aq thellë saqë edhe tango-ja nuk bënte përjashtim.

Por le të kthehemi te tri fjalët e titullit të këtij shkrimi: Borges, Papa Françesku dhe tangoja. Nuk di tani të them se cila prej këtyre fjalëve u bë shkas që unë të mendoj për dy të tjerat. Gjithsesi, ka dy momente kur këto tri realitete lidhen me njëri-tjetrin. Kur Papën, ndër intervistat e tij të para, e kanë pyetur për interesat e tij letrare e kulturore Bergoglio ka përmendur emrin e Jorge Luis Borges.

Mediat në atë kohë sollën një episod interesant. Jorge Luis Borges dhe Jorge Mario Bergoglio janë takuar një herë në vitin 1965 kur jezuiti i ri 28-vjeçar (akoma nuk ishte prift) e kishte ftuar Borgesin 60-vjeçar në shkollën e tij që të fliste për letërsinë “gaucho”. Nga ai takim kanë lindur dy vëllime me tregime nga nxënësit e Bergoglio-s dhe Borges-i ka bërë parathënien e tyre. Po nga ky takim ka lindur një simpati e Borges-it për Bergoglio-n (dhe jo një “miqësi e madhe”, sikurse disa nxituan të thoshin kur Bergoglio u zgjodh Papë). Kjo është histori.

Me siguri një jezuit që ka simpati kaq të madhe për agnostikun Borges tregon edhe një qasje të veçantë të Papa Françeskut qysh herët. Këto miqësi nuk janë edhe aq të rralla për të. Në jetën e Kishës këto miqësi kanë shënuar edhe paradigma kulturore interesante, sikurse fjala vjen “Katedra e jobesimtarëve” e ngritur në Milano nga Arqipeshkëvi i Milano-s Kardinal Martini apo “Oborri i paganëve”, nismë e Dikasterit Vatikanas për kulturën nën frymëzimin e Kardinal Gianfranco Ravasi-t.

Po tangoja? Pyetjes së gazetarit Fabio Fazio në RAI3 se çfarë muzike i pëlqen, Papa Françesku i përgjigjet tekstualisht: “Është e vërtetë që dëgjoj muzikë. Më pëlqejnë shumë klasikët. Edhe tango më pëlqen shumë. Një porteño që nuk kërcen tango nuk është një porteño”. Kështu Papa, si një porteño, d.m.th, banor i Buenos Aires-it, na tregon se kërcen edhe tangon. Nuk ka në fakt një dëshmi deri tani, as me video, as me foto, të një kërcimi tango të Papës kur ka qenë në Argjentinë, por nga fjalët e tij e presupozojmë. Ka një legjendë në lidhje me tangon dhe fenë.

kur donin të fusnin tangon në Itali thuhet se kanë përfshirë edhe Papën Piu X dhe i kanë propozuar të shohë një vallëzim tango. Papa e paska parë dhe paska thënë që është një kërcim amoral e që duhet të zëvendësohet me një vallëzim sicilian, La furlana. Gjithsesi, bëhet fjalë për një fake gazetareske të kohës, por që tregon se si ky kërcim, kur ka hyrë në Evropë, kryesisht nëpërmjet Parisit dhe periferive të tij, ku jetonin emigrantë argjentinas, nuk është pritur shumë mirë nga klasat e larta, pasi mendohej si një vallëzim imoral. Duket së është një fakt historik ama që Gulielmi II, Kaizeri i Gjermanisë, ua kishte ndaluar këtë vallëzim oficerëve të tij, pasi, sipas tij, nuk i përshtatej uniformës. Në fakt, oficerët e kërcenin pa uniformë.

Këto informacione i jep Borges-i në librin e tij “El Tango”. Kur e pashë në librari, mendova se do të ishte një libër që merrte shkas nga tangoja për të treguar diçka tjetër. Nga titulli e pashë më shumë si një metaforë, por në fakt ishte një libër pikërisht për kërcimin tango. Një libër i bërë nga disa emisione radiofonike të Borges-it në vitin 1965 (pikërisht viti kur ka takuar Bergoglio-n) ku ai flet për historinë e tangos. Gjëja interesante e këtij libri është se nëpërmjet kërkimeve të tij rreth etimologjisë së fjalës dhe origjinës së këtij kërcimi, Borges-i na jep një portret të shoqërisë argjentinase dhe më gjerë, të personazheve të kohës si “compadritos”, “gaucho-ve”, “criollo” etj. Më shumë sesa një libër mbi muzikën tango dhe vallëzimin është një libër antropologjik me një diapazon shumë të gjerë. Sikurse në tregimet e tij, ashtu edhe në këto emisione, Borges-i tregon se përveçse një shkrimtar është edhe një lexues i kujdesshëm dhe i thellë i letërsisë së të gjitha kohërave dhe vendeve.

“Tangoja është një mendim i trishtë që kërcehet”. Edhe pse Borges-i nuk është dakord krejtësisht me këtë sentencë të mikut të tij Ernesto Sabato-s, ai e lidh tangon me shumë përmasa të jetës si vdekja dhe dyluftimi, guximi dhe joshja. E vërteta ndër rreshta të librit është se Borges-i një trishtim e ka. Ai mbetet ithtar i tangos origjinale dhe nuk pranon assesi prurjet dhe evolucionin e saj në kohe, madje as nga muzikantë si Gardel, Contursi apo Filiberto. Një Borges melankolik e deri diku dashurues i mitit më shumë se i realitetit. Gjithsesi, si për çdo gjë të Borgesi-t, duket sipërfaqësor vlerësimi: “Ia vlen ta lexosh”. Pavarësisht kësaj, vërtet ia vlen ta lexosh “El Tango”- n e Borges-it ndërkohë që në sfond mund të kesh një muzikë po tangoje, nga ajo me tekstet e vetë Borges-it, fjala vjen “El Tango: Piazzolla – Borges”.

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Dalin pamjet/ Arrestimi i 45-vjeçarit përdhunues, ja çfarë ndodhi në Vlorë

Dalin pamjet/ Arrestimi i 45-vjeçarit përdhunues, ja çfarë ndodhi në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com