GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Borrell dhe Blinken mbi situatën në Kosovë, kërkojnë vijimin e dialogut

15:14 - 15/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell dhe Blinken mbi situatën në Kosovë, kërkojnë vijimin e dialogut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se gjatë takimit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dy zyrtarët janë pajtuar që duhet të ndërmerren hapa që të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe që sa më parë të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky njoftim vjen pasi në veri të Kosovës, së fundmi ka pasur rritje të tensioneve. Fillimisht, vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave nga Serbia, nxiti banorët lokalë në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët. Po ashtu, me protesta dhe bllokada në dy komuna në veri të Kosovës u prit edhe një aksion i Policisë dhe Doganave të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që u shtri edhe në komunat e banuara me serbë.

Gjatë qëndrimit të Borrellit në SHBA, ai ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas Stanos, këto bisedime kanë pasur për qëllim uljen e tensioneve dhe kthimin e palëve në tryezën e dialogut. Ai ka shtuar se këto biseda janë zhvilluar po ashtu që të mos përsëriten tensionet dhe trazirat që u panë më 13 tetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Stano u pyet për ndonjë datë të mundshme të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ai tha se “po punohet në këtë drejtim”, por BE-ja do të njoftojë për takime vetëm do të ketë datë dhe agjendë konkrete.

Në BE vazhdojnë të thonë se “nuk ka ndryshim në qëndrime dhe synime mes SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut”.

Edhe në pyetjet për të komentuar dallimin në reagimet për ngjarjet në veri të Kosovës mes SHBA-së dhe BE-së, zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se të dyja palët, si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja, kanë të njëjtat qëllime. E ato qëllime, thonë në BE, janë që përmes dialogut të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë./Express/

Etiketa: BlinkenBorrellKosoveSituata

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Shoqata e të verbërve: Kemi 12 vjet që nuk marrim pagesat e prapambetura, jemi lënënë mëshirë të fatit

Shoqata e të verbërve: Kemi 12 vjet që nuk marrim pagesat e prapambetura, jemi lënënë mëshirë të fatit

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com