GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Borxhi i brendshëm i financuar nga individët ka arritur nivelet më të larta historike

13:53 - 01/05/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Borxhi i brendshëm i financuar nga individët ka arritur nivelet më të larta historike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët u rrit përsëri në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars individët zotëronin rreth 20.74% të instrumenteve të borxhit të brendshëm të emetuara nga qeveria shqiptare.

Pjesa e borxhit të mbajtur nga individët është rritur me 1.13 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe aktualisht vlerësohet se ka arritur nivelet më të larta historike. Në vlerë absolute, shuma e borxhit të financuar nga individët vlerësohet të ketë arritur në rreth 150 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë ose 7.2% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2022.

Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet morën një shtysë të fortë gjatë vitit 2022, kryesisht për shkak të rritjes së fortë të yield-eve. Në muajin mars 2022, Banka e Shqipërisë nisi ciklin e normalizimit monetar, duke e rritur normën e interesit pesë herë brenda vitit dhe duke e çuar atë nga 0.5% në 2.75%.

Kjo rritje u reflektua shumë shpejt, madje edhe u tejkalua në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, sidomos në ato me maturim afatshkurtër. Pasiguria nga rritja e shpejtë e interesave dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre i çuan yield-et pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit.

Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitorët individualë. Një pjesë e depozituesve preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare dhe t’i investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta.

Depozitat bankare në lekë shënuan një rritje ndjeshëm më të ngadalësuar gjatë vitit 2022. Një pjesë tjetër vendosën të shisnin kuotat në fondet e investimeve, që vitin e kaluar pësuan një goditje të fortë nga rritja e yield-eve. Kjo solli një rënie të vlerës së aseteve neto të fondeve me rreth 47% vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë. Rritja në nivele të ngjashme edhe në numrin e transaksioneve, që arriti në 16630, me një rritje vjetore prej 222%.

Sipas llojit të instrumenteve financiare, kontributin kryesor e dha rritja shumë e lartë e investimit në bono thesari. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar arriti në 39.8 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej pothuajse 462%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 9.7 miliardë lekë, 73% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi anulimin e vendimit të mëparshëm, për mbylljen e aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Kjo e lehtësoi edhe më shumë pjesëmarrjen e individëve në ankandet e bonove të thesarit.

Megjithëse duke filluar nga fundi i vitit 2022 yield-et e bonove dhe obligacione filluan një cikël të korrektimit në ulje, kjo nuk e ka zbehur interesin e individëve për të investuar në këto instrumente as në tremujorin e parë të këtij viti./Monitor

Etiketa: borxhiekonomiaindividetrritje

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Para
Tiranë/ Nëna denoncon zhdukjen e së bijës: Iku para 9 muajve

Bilanci për Prillin: U kryen 96 operacione, 565 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com