GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Borxhi në Shkodër ndaj Bajrit, si u tentua të futej në kurth Durim Bami

15:15 - 20/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndoka e donte të vdekur, Martinaj financonte/ Si dështuan tentativat për vrasjen e Durim Bamit – Përgjimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi dështuan për të vrarë Durim Bamin në Sarandë, Gentian Bejtja fut në lojë edhe Naim Stafukën, vëllanë e Enver Stafukës së zhdukur në vitin 2015. Naim Stafuka është i interesuar për vrasjen e Durim Bamit bashkë me Bejtjen pasi dyshon se ka dorë në zhdukjen e të vëllait.

Arben Ndoka nis njerëz që të shohin bashkë me Naim Stafukën një ambient pranë Fushë Krujës që kanë informacion se është biznes i Durim Bamit.

Kjo gjë zgjat dy javë dhe Durim Bami vijojnë të qarkullojë lirshëm nëpër Fushë Krujë dhe kjo e acaron Bejtjen dhe Naim Stafukën.

Prandaj ata i thonë Ndokës se kjo punë duhet mbaruar shpejt pasi po rrezikojnë.

“Unë dhe Naimi po rrezikojmë shumë. Dje e kishin parë prapë Durin duke pirë kafe në Fushë Krujë të karriget jashtë”, i shkruan Bejtja në SKY Arben Ndokës.

“Unë një punë që e marr e mbaroj për një jave. Këta të Shijakut (e ka fjalën për Aldo Avdyli dhe Arben Mërkurin) njëherë thonë do vij pastaj nuk vijnë, po e zgjasim kot”, thotë ndër të tjera Bejtja.

Ai i kërkon Ndokës një maskë lëkure dhe thotë se e kryen vetë vrasjen e Durim Bamit bashkë me Naim Stafukën.

Nga ana tjetër, nipi i Arben Ndokës, Samueli i shkruan ish-deputetit të PS se nëse nuk e mbyllin me grupin e Shijakut dhe ata vetë që të vrasin Durim Bamin, atëhere duhet të marrin vrasës me pagesë nga Kosova.

“Ata vijnë dhe të mbarojnë punë,vetëm se kanë një javë punë në Greqi dhe kthehen”, shkruan Samul Ndoka.

Ndërkohë, Naim Stafuka rezulton se ka vënë në dispozicion 200 mijë euro për vrasjen e Durim Bamit duke ofruar shitjen e një objekti që na në pronësi “vetëm që të mbarojnë punë”.

Arben Ndoka lidhet edhe me Behar Bajrin pasi mëson se Durim Bami ka për t’i dhënë  atij një sasi parash. Behar Bajri lidhet më herët me Bamin dhe e lenë që bashkë me Marklen Hakën do të shkonin në Shkodër. Për këtë ai njofton edhe Arben Ndokën duke i thënë se nëse shkonin në Shkodër, mund t’i godisnin aty.

Më pas, Behar Bajri lidhet prapë me Arben Ndokën dhe i thotë se Durim Bami ka nisur paratë, por vetë nuk kishte shkuar në Shkodër. Në këtë mënyrë shmanget një tjetër atentat ndaj Durim Bamit, ndërkohë që komunikimi nxjerr në pah se mes grupeve ka aleanca por edhe tradhti.

Diku Marklen Haka del si informator të Shullazi kundrejt Durim Bamit, nga ana tjetër rezulton në komunikime se do ta shoqëronte atë në Shkodër. Ndërkohë, Behar Bajri rezulton se do ta priste në Shkodër Durim Bamin, ndërsa më pas njofton Ndokën për lëvizjet e tij që të bëhej gati ta godiste.

Lexo edhe:

Ndoka e donte të vdekur, Martinaj financonte/ Si dështuan tentativat për vrasjen e Durim Bamit – Përgjimet

Martinaj 500 mijë € parapagim për vrasjen e vëllezërve Bami, takimi me ndërmjetësimin e Bajrit

“Mili jashtë loje”/ Futja e Shullazit në “41-bis” çojnë Martinajn dhe Nokën te Avdylajt

Etiketa: Arben NdokaBehat BajriDurim BamiKryesore1

Lajme të lidhura

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Mami Kiara publikon fotografinë e parë pas lindjes së vogëlushes

Mami Kiara publikon fotografinë e parë pas lindjes së vogëlushes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com