GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Borxhi publik, MF-ja ka raportuar ulje në 2022

në Ekonomi
Kohë leximi: 3 min
A A
Borxhi publik, MF-ja ka raportuar ulje në 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë që nga viti 1995, stoku i borxhit publik shënoi ulje gjatë vitit 2022. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave (MF) tregojnë se në vitin e kaluar, stoku i borxhit publik arriti në 1,378,400 milionë lekë me ulje 4,2 miliardë lekë (36 milionë euro) në raport me vitin 2021. Stoku i borxhit gjatë një viti ra me 0.3%, duke e shënuar kështu kthimin e kurbës poshtë për herë të parë nga viti 1995.

Si rrjedhojë ulje ka pësuar edhe borxhi si raport me PBB që në fund të vitit 2022 arriti në 66,97% të PBB-së me një rënie 6.2 pikë për qind në krahasim me vitin 2021. Borxhi në raport me PBB ka shënuar luhatje nga viti në vit, i ndikuar nga rritja ekonomike, por nuk ka qenë e zakonshme që të ulej në vlerë. Këto zhvillimeve i dedikohen shlyerjeve të larta të principalit dhe interesave dhe mosrealizimit të deficitit buxhetor.

Gjatë vitit të kaluar, fondet për shërbimin e borxhit ishin rreth 78 miliardë lekë. Dhe në të njëjtën masë, ishte edhe deficiti buxhetor. Vitin e kaluar, sektori fiskal i qeverisë pati zhvillime pozitive në drejtim te të ardhurave buxhetore. Në vitin 2022, arkëtimet u rriten me 12% në krahasim me vitin 2021, pasi rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ndikoi që prej tatimeve në përqindje të vileshin më shumë të ardhura.

Gjithsesi vendi ynë ka një nivel të lartë të borxhi në 67% të PBB, ose 11.7 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore për shlyerjen e borxhit zënë një vend kryesor në shpenzimet buxhetore. Vlerësimet e FMN-së tregojnë se vendet me të ardhura të mesme si Shqipëria duhet të kenë një nivel borxhi rreth 45% të PBB-së. Teoritë ekonomike e lidhin ngushtësisht ndikimin që borxhi publik ka në rritjen ekonomike. Sipas kritereve, vendet e BE-së vendosën në Traktatin e Mastrihtit në vitin 1992 si kufi maksimal 60% të PBB për borxhin publik të qeverive dhe 3% për deficitin buxhetor.

Këto kritere janë të vlefshme për vendet e BE-së, me një nivel më të lartë të zhvillimit, teksa ky kufi në vende si Shqipëria duhet të jetë më i ulët në mënyrë që borxhi publik t’i shërbejë rritjes ekonomike. Në Shqipëri, historia e borxhit publik nuk e justifikon qëllimin kryesor të huamarrjes publike.

Në dekadën e parë të tranzicionit, borxhi u rrit shumë më shpejt se ekonomia për shkak të krizës që u krijua në fillim të vitit 1990 nga kalimi i ekonomisë me model të centralizuar në ekonominë e tregut. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 1996-2000, ekonomia u zgjerua 176 miliardë lekë, ndërsa borxhi me 203 miliardë lekë.

Në këtë periudhë, borxhi u rrit me 31% më shumë se rritja ekonomike. Dekada e parë e tranzicionit u karakterizua nga disa ngjarje ekstreme si vitet e para të tranzicionit, ku deficiti buxhetor arriti mbi 30%, ndërsa ngjarjet e vitit 2997 me falimentin e skemave financiare çuan në humbje të larta në ekonomi. Pas stabilizimit që solli qeveria e stabilitetit në vitin 1997 dhe asistencës nga institucionet financiare ndërkombëtare, FMN dhe BB, treguesit makroekonomikë të vendit nisën të stabilizohen. Masat fiskale që u morën në atë kohë, rritja e TVSH nga rreth 12% në 20% e përmirësuan bilancin fiskal, duke ulur deficitin buxhetor. Borxhi publik në këtë periudhë u përdor më së shumti për të financuar shpenzimet koherente të qeverisë dhe jo për investime.

Përfundimi i viteve 1990 dhe fillimi i dekadës së dytë të tranzicionit 2000-2010 përkon me një seri ngjarjesh që sollën stabilitet makroekonomik. Zhvillimi i vrullshëm i sektorit privat dhe hyrja në treg e investitorëve të huaj, nëpërmjet privatizimeve të telekomunikacioneve dhe bankave, ndikoi pozitivisht në dy drejtime borxhin publik.

Me krizën globale në vitin 2008, e cila dha ndikimin e vet në vendin tonë, stabiliteti makroekonomik nisi të dobësohej dhe pësoi goditje në mandatin e fundit të qeverisës në vitin 2013. Përpos krizës financiare ndërkombëtare, historia e krijimit të borxhit tregoi se vitet zgjedhore kanë ndikim negativ.

 

Monitor

Etiketa: borxhi publikekonomiShqiperia

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 24 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:55 - 24/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:24 - 23/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Para
I shpëtoi 2 atentateve, kush është i riu që i iku policisë në Vlorë

I shpëtoi 2 atentateve, kush është i riu që i iku policisë në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26

Analisti Fatos Lubonja e cilëson protestën si një agjent të rëndësishëm ndryshimi, që sipas tij ka arritur të nxjerrë në...

Lexo më shumë
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com