GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Boshnjakut” i shemben rrugët, Nertil Bellaj i jep 518 MLN lekë pa garë për riparimin e shtëpive të të varfërve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetari i Bashkisë Nertil Bellaj ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra

Kryetari i Bashkisë Nertil Bellaj ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi i ka mbajtur disa vjet me premtime, tani që erdhën zgjedhjet, Bashkia Selenicë do t’u rregullojë çatitë familjeve të varfra. Qysh nga vitit 2021, kur bashkia i ndërhyri me një projekt në disa shtëpi, ishin rritur shpresat e kësaj shtrese në nevojë.  Së fundmi iu ka ardhur radha 63 familjeve. Kryetari i Bashkisë Nertil Bellaj ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pafavorizuara’ dhe i janë vënë në dispozicion 518 milionë lekë.

Projekti para zgjedhjeve

Do të rikonstruktohen 63 shtëpi dhe ky fond deri diku mund të justifikohet, pasi në dokument shkruhet se disa prej tyre kanë nevojë  për risovatime, ndërhyrje në sistemin elektrik dhe  dyer të reja, në pjesën më të madhe do të bëhet edhe rikonstruktimi i çative dhe izolimi i soletave.

 

Gjithsesi është e qartë që jo çdo shtëpi ka nevojë për këtë ndërhyrje paketë. Prandaj nuk dihet se sa do të shkojnë shpenzimet dhe sa do të zgjasin punimet.

Në dokumente thuhet që ndërhyrjet nuk mund të bëhen përnjëherësh, pra kërkojnë kohë. Por, tashmë jemi në stinën e vjeshtës, shumë shpejt po vjen dimri, çka do të thotë se këto banorë do ta kalojnë muajt e ftohtë në strehën e shkatërruar.  Parashikimi është që punimet të mbarojnë  në Prill të vitit 2025. Pra, para zgjedhjeve!

Tenderi me “Flamur të kuq”

Ne dyshojmë se puna do të zvarritet dhe punimet nuk do të jetë në cilësinë e kërkuar. Kjo sepse procedurat e tenderit janë kaluar me abuzime nga zyrtarët. Open Data Albania i ka vendosur tenderit Flamur të Kuq, që është shenja e riksut të korrupsionit. “Skualifikimi i të gjithë operatorëve përveç fituesit”, theksohet në përshkrimin e monitoruesit. Kjo sepse këtë fond të konsiderueshëm kryetari Bellaj e ka bërë dhuratë tek i përkëdheluri i Rilindjes. Gara ka qenë e hapur për 16 ditë dhe më datë 26 shtator 2024, ishte vlerësimi i ofertave.

Por, nuk ka patur asnjë garë! U dorëzuan 6 oferta, ndërsa 5 prej u fshinë që në fazën e parë, përfshirë këtu edhe propozimin e firmës “INA” SHPK  me vlerë 401 milionë lekë, që ishte më i ulëti. Kjo ofertë është skualifikuar pasi “INA” shpk, sipas komisionit, nuk ka dorëzuar dokumentin që vërteton se do të mbështet për staf tek operatori BENAKS-94”.

Ky është një dokument i nevojshëm që e kërkon ligji, por gjithashtu duhet që për ofertat më ekonomike duhet bërë paralajmërimi për mungesën që kanë në dokumentacione dhe mund të përjashtohen nga gara vetëm, nëse nuk i përgjigjen kërkesës së AK për këto kritere. Ndërkohë për kompanitë e tjera pjesëmarrëse nuk është dhënë asnjë arsye skualifikimi.

Në këtë mënyrë, me manovra kundërligjore, kryetari Bellaj ka shpallur fituese firmën “BOSHNJAKU.B” me ofertë 456 milionë lekë.

“Boshnjakut” i hapet gropa në rrugën e ndërtuar

Kompania “Boshnjaku.B” me pronar Bashkim Dullën është evidentuar më parë në kryerjen e puënve publike pa ciëlsi. Kështu në vitin 2019,  Një gropë e madhe është hapur si pasojë e dëmtimit të asfaltit në rrugën e ‘Stadiumit’ në Berat –  rikonstruktuar vetëm tre vite më parë nëpërmjet projektit më të shtrenjtë të programit të Rilindjes Urbane të qytetit muze të mbrojtur nga UNESCO. Banorët e lagjes ankohen së rikonstruksioni i rrugës nuk ka qenë në cilësinë e duhur dhe përveç gropës prej disa metrash në mesin e saj, ata kanë gjithashtu probleme me ujërat e shiut.

Rruga “Stadiumi i Vjetër”-“Stadiumi i ri”, “Stadiumi”-“Koli-Vesho”, është projekt i financuar nëpërmjet vendimit të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve në 10 mars 2016 në saj të programit Infrastruktura vendore dhe rajonale dhe është projekti më i shtrenjtë i financuar në bashkinë Beratit.

Ky investim kap vlerën 312 milionë lekë dhe u realizua gjatë vitit 2016. Punimet për zbatimin e projektit u realizuan nga kompanitë e ndërtimit ‘G.P.G Company’ dhe ‘Boshnjaku B.’ Përveç rishtrimit me asfalt të rrugës ky investim përfshiu dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza.

 

Kompania “Boshnjaku.B” ka përfituar rreth 70 kontrata nga bashkitë me vlerë qindra milionë lekë, por me punonjësit nuk është korrekte, duke mos u paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Më 16 shtator 2024, Bashkia Gramsh e përjashtoi nga një tender këtë kompani sepse nuk kishte paguar 5 milionë lekë sigurime shoqërore të punonjësve.

E dukshme që pas këtij projekti qëndrojnë pazaret, por Bashkia e ka mbajtur larg syve të publikut kontratën deri më datë 16 tetor 2024. Pavarësisht kësaj, të paktën Agjencia e Prokurimeve Publike, nisur nga shkeljet e mëdha në këtë prokurim, duhej të bënte një hetim administrativ.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimbellajboshnjakumashtrimered flagrruga qe shembenselencie.tender

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Jurgis Çyrbja u dorëhoq pas thirrjes në SPAK, KQZ i kalon mandatin deputetit Erjon Meka

Jurgis Çyrbja u dorëhoq pas thirrjes në SPAK, KQZ i kalon mandatin deputetit Erjon Meka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe...

Lexo më shumë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com