GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bosi i fundit i Cosa Nostra-s në Shqipëri. Kush e priti?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosi i fundit i Cosa Nostra-s në Shqipëri. Kush e priti?

Cosa Nostra

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin në lidhje me Matteo Messina Denaron, anëtari i fundit i Cosa Nostra, i cili u arrestua disa javë më parë në Itali.

Sipas raportimeve të reja të mediave nga përtej Adriatikut, ai i kaloi dy vitet e fundit në Campobello di Mazar, një qytet disa kilometra larg Castelvetrano-s, vendit të tij të lindjes. Me emrin e Andrea Bonafede, bossi i rrezikshëm që kërkohej prej 30 vitesh nga autoritetet italiane duket se bënte një jetë normale. Por ku ishte Matteo Messina Denaro më parë? Pikërisht kësaj pyetje po përpiqen t’i përgjigjen autoritetet teksa po mbledhin informacione të vjetra dhe të reja për bosin e mafias.

Udhëtimet në Shqipëri

Ndërkohë, gjurmët e hetimeve të çojnë në shumë vende, bosi i Cosa Nostras duket se ka udhëtuar në shumë shtete, mes tyre dhe Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se Denaro ka qenë në Spanjë, Tunizi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kalabri. Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.

Nëse gadishulli Iberik është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë të shumta. Në të dyja rastet, vizitat e bosit të drogës në këto vende kanë qenë aktivitetet për trafikim të lëndëve narkotike apo dhe duhani klandestin.

Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar si fillim si ‘ambasador’ të vendosjes së këtyre marrëdhënieve, Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, ndërsa më pas shkoi vetë personalisht. Po ashtu Blogsicilia shkruan se Denaro ka krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit.

Në udhëtimin e tij të fundit ai kishte qenë dhe në një kazino në Mal të Zi. Por të gjitha këto udhëtime ishin ndërprerë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuan aktualisht Denaro. Sipas hetuesve, tashmë bosi i mafias kishte vendosur që të priste vdekjen pranë familjes së tij, ashtu si edhe babai i tij. Ndërkohë, ai zgjodhi që të kalonte ditët e tij vetëm 8 km larg vendlindjes, me një identitet tjetër dhe që askush mos të dyshonte se ai ishte pikërisht njeriu më i kërkuar në botë.

Etiketa: Cosa NostaKryesore1Matteo Messina DenaroShqiperi

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Para
Luizi bisedon me vajzat: “Dua ua nxij jetën!”

Luizi bisedon me vajzat: “Dua ua nxij jetën!”

Discussion about this post

TË FUNDIT

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26

Sot bëhen 25 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit, ndërsa bota bashkohet për të përkujtuar 2,977 njerëzit që humbën...

Lexo më shumë
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com