GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Bosi i ndërtimit në Tiranë dënohet me 8.9 vite burgim, ja cili ministër i dha dritën jeshile

19:32 - 01/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjedhje dhe tek drutë e zjarrit, përgjimi i Erion Isait: Do 1 mijë metra dru Mirela… “…Bën një dorë të mirë…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno

Një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri në fushën e ndërtimit, siç është Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, është transferuar nga Spanja në Shqipëri, për të vuajtur një dënim prej 8 vjet e 9 burgim të dhënë nga drejtësia Spanjolle.

Ministri Ulsi Manja ka dhënë pëlqimin për transferimin e bosit të betonit në Tiranë dhe jo vetëm, nga Spanja në Shqipëri.

Dënimi ndaj biznesmenit të njohur që zotëron kompaninë e ndërtimit “Alesio-2014”, fituese e shumë parave publike nga institucionet e shtetërore, është dhënë nga gjykata e Madritit, për trafikimin e gati 50 kg kokainë nga vendet e Amerikës Latinë, në drejtim të Spanjës dhe vende të tjera të europës.

Në dokumentacionin sekret që disponoj rezulton se transferimi i Anton Gjinaj nga Spanja në Shqipëri, është bërë me një procedurë sekrete dhe policia por edhe ministria nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se pse dhe cilët kanë qënë arsyet se pse është mbajtur ky operacion kaq sekret.

Në një kohë kur policia e shtetit shpërndan njoftime edhe për disa deportime të rëndomta të shqiptarëve që kërkojnë Azil në Gjermani apo në vende të ndryshme të Europës.

Sipas dokumentit, Gjinaj rezulton që në datën 23 qershor 2022, pikërisht në orën 17:35 është marë në dorëzim në aeroportin e Rinasit nga krye/komisari i policisë së Burgjeve, Edmond Levani.

Anton Gjinaj me origjinë nga Puka, është person që njihet dhe me emrin Pashuk Gjini.

Fillimisht nga Rinasi, ai është transferuar në drejtim të burgut 313 në Tiranë, ku është plotësuar dokumentacioni dhe dosja e tij personale.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë Gjinaj është transferuar nga 313 në Tiranë, në drejtim të burgut të Reçit në Shkodër.

Pikërisht në këtë burg biznesmeni i ndërtimit duhet të vuajë 8 vjet e 9 muaj burgim, dënim ky që është dhënë fillimisht nga gjykata e Madridit dhe më pas njohur zyrtarisht nga gjykata e Tiranës, në datën 8 Mars 2022.

Pas njohjes së vendimit nga gjykata e Tiranës, rezulton se në datën 2 qershor 2022, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dhënë pëlqimin dhe miratuar kërkesën e biznesmenit për transferimin e tij nga Spanja në Shqipëri, me qëllim vuajtjen e dënimit në një nga burgjet e vendit.

E gjithë praktika për transferimin e bosit të ndërtimit në Shqipëri është ndjekur nga Ministria e Drejtësisë, Zyra e Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në muajin Prill të vitit 2021 Anton Gjinaj u arrestua nga policia e Malit të Zi, pas një mandate arresti të lëshuar nga zyra e Interpol Madritit, për shkak se Gjinaj ishte implikuar në trafikimin e 50 kg kokainë.

Biznesmeni Shqiptar pas 2 muaj, u ekstradua nga Mali i Zi në Spanjë, shtet në të cilin dhe u dënua me 8 vjet e 9 muaj burgim. Ndërkohë prokuroria e posaçme SPAK, me kërkesë të autoriteteve Spanjolle, ka vendosur të sekuestrojë dhjetëra pasuri që menaxhon dhe zotëron Anton Gjinaj.

Etiketa: bosiBurgimdenohetdritajeshilekryesore2ministerndertimit

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Ditmir Bushati: Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes Bullgarisë-RMV

Më shumë siguri!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com