GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bosi italian i mafies: Më kapët vetëm nga sëmundja

21:57 - 08/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosi italian i mafies: Më kapët vetëm nga sëmundja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro është përkeqësuar. Ish-bosi i mafias i cili vuan nga një tumor në zorrën e trashë dhe i futur nën regjimin “41 bis” në super-burgun e L’Aquila, u shtrua këtë të martë në repartin e kirurgjisë të spitalit San Salvatore nën masa të forta sigurie.

Që nga dita e arrestimit, brenda burgut është ngritur një dhomë për kryerjen e cikleve të kimioterapisë për ish-super të arratisurin. Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës.

“Messina Denaro nuk ha më. E ka të vështirë edhe të pijë. Ka nevojë për shtrim urgjent sepse i duhet një ndërhyrje për t’u ushqyer. Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis” – deklaroi avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

Mediat italiane kanë zbuluar sot edhe disa pjesë nga dëshmia që Messina Denaro ka dhënë prokurorëve. Marrja e tij në pyetje u dorëzua zyrtarisht në gjykatë. Ai ka mohuar të ketë kryer masakra dhe vrasje dhe të ketë trafikuar drogë, por ka pranuar se ka pasur korrespondencë me bosin mafioz Bernardo Provenzano. “Nuk do të pendohem kurrë”, – ka pohuar pa hezitim Messina Denaro i pyetur nga prokurori i Palermos, Maurizio De Lucia. Gjatë marrjes në pyetje ish-super i arratisuri ka folur edhe për arrestimin e tij. “Nuk dua të them se jam Supermen apo arrogant, por më keni kapur vetëm për shkak të sëmundjes sime”. Bosi i mafias ka thënë se për aq kohë sa mundi, jetoi pa teknologji, duke e ditur se kjo do të ishte një pikë e dobët. Por më pas iu desh të dorëzohej.

“Ndihem një njeri i nderuar, por jo si mafioz. Cosa Nostra-n e njoh nga gazetat”, – ka thënë Messina Denaro në marrjen e tij të gjatë në pyetje pas kapjes në një klinikë private. “Jeta ime nuk ka qenë sedentare. Ka qenë një jetë shumë aventureske, plot ngjarje” – ka thënë ai duke pranuar se ishte në arrati dhe se kishte blerë një armë, por nuk e përdori kurrë dhe nuk kreu asnjëherë vrasje apo masakra.

“Më lejoni t’ju them një gjë. Ndoshta është gjëja që më intereson më shumë. Unë nuk jam shenjtor… por nuk kam lidhje me vrasjen e atij fëmijës”, – shtoi ai, duke iu referuar vrasjes së vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të vogël të një “të penduari” të rrëmbyer dhe të tretur në acid.

Etiketa: bosiItalianmafies

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Britania e Madhe do organizojë samitin e parë për sigurinë e AI

“AI-system” një kërcënim për Hollivudin, Disney ka në plan që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com