GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bosi serb i drogës arratiset si nëpër filma drejt Kolumbisë

07:55 - 19/05/23
në Aktualitet, Bota, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosi serb i drogës arratiset si nëpër filma drejt Kolumbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Kolumbi është në kërkim të shtetasit serb A.M., i dyshuar për kontrabandë të një sasie të madhe droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës, pasi është arratisur në mënyrë spektakolare nga aeroporti i Rionegro, pranë Medellinit, në momentin kur është dashur të ekstradohet në Itali.

Sipas mediave vendase, i dyshuari u arrestua më 9 maj pasi kishte mbërritur në Kolumbi nga Republika Domenikane me dokumente false. Më pas policia konstatoi se ai është një kriminel që bashkëpunon me mafian italiane “Ndrangheta”, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe hashashit nga Amerika e Jugut drejt Europës. Plani i policisë ishte ta hipte në avion dhe t’ia dorëzonte autoriteteve italiane, të cilat e kërkonin prej kohësh.

Megjithatë, kur shtetas serb i shoqëruar nga policia mbërriti në aeroportin “Jose Maria Cordova de Rionegro” të mërkurën në orën 19:30, ai kërkoi leje për të blerë një shishe me ujë, pas së cilës filloi një skenë filmi, përballë disa qindra njerëzve.

I dyshuari ka përfituar nga mosvëmendja e policisë dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të daljes. Para aeroportit e priste një xhip Audi Q7 i zi, në të cilin ndodheshin disa burra, ndoshta bashkëpunëtorë të tij. Në një moment ata kanë nisur të qëllojnë ndaj policisë, të cilët janë detyruar të qëllojnë kundër. Megjithatë, shtetasi serb ka arritur të shkojë në makinë dhe të shpëtojë. Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e fuoristradës, por ende nuk ka dhënë rezultat. Askush nuk u lëndua nga shkëmbimi i zjarrit.

Etiketa: drogaKolumbi

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Para
Japoni, Zelensky do t’i bashkohet samitit G-7

Japoni, Zelensky do t’i bashkohet samitit G-7

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com