GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bosnje Hercegovina do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor

14:45 - 04/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosnje Hercegovina do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët e këtij vendi kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhej ta financonte mbajtjen e zgjedhjeve.

Komisioni tha më 4 maj se gjashtë nga shtatë anëtarët e tij kanë votuar në favor të caktimit të 2 tetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Qytetarët do të votojnë për anëtarin boshnjak, atë serb dhe kroat të Presidencës trepalëshe, për deputetët e Parlamentit në Federatën Boshnjake-Kroate, për ata në entitetin e Republikës Sërpska, si dhe për liderët e dhjetë kantoneve. Nacionalistët kroatë kanë kërkuar reforma në ligjin zgjedhor, me qëllim që të rrisin përfaqësimin e tyre, pasi për vite me radhë janë ankuar se ata nuk e kanë entitetin e tyre brenda shtetit.

Anëtari kroat i presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy palë zgjedhjet e kaluara në bazë të votave të shumicës boshnjake, pa mbështetjen e partisë më të madhe etnike kroate, Bashkimit Demokratik të Bosnjës, ose liderit të saj, Dragan Çoviq.

Boshnjakët u kanë rezituar thirrjeve për formimin e një qarku me shumicë kroate, duke shtyrë Çoviqin dhe partinë e tij që të ndërpresin bashkëpunimin me homologët e tyre boshnjakë në shumë forume.

Në muajt e fundit është rritur frika se Bosnja mund të shpërbëhet. Ky shtet qeveriset në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, që i ka dhënë fund luftës në vitin 1995 dhe e ka ndarë Bosnjën në Federatën Boshnjake dhe Kroate dhe në entitetin me shumicë serbe, të njohur si Republika Sërpska.

Serbët e Bosnjës kanë kërcënuar me ndarje, ndërsa kroatët kanë thënë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk realizohet reforma zgjedhore, e cila i adreson ankesat e tyre./REL

Etiketa: BosnjeZgjedhje

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Aktet e dhunës te selia, PD: Berisha si Rama më 21 janar

PD, kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komisioni për verifikimin e Investimeve Strategjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com