GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Botërori i Katarit/ Ja ‘trofeu’ që mori Anglia

në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori hyn në fazën “e nxehtë”, Anglia do ndeshet me Francën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo, as këtë herë trofeu nuk u kthye në shtëpi… Anglia, e nisur si një nga skuadrat favorite për Katar 2022, fatkeqësisht doli në çerekfinale nga Franca. Kështu kombëtarja e Tre Luanëve duhet të presë medoemos edhe 4 vite të tjera për të rifilluar garën drejt ëndrrës Kupa e Botës.

Por duhet theksuar se skuadra e Southgate ka shkëlqyer për diçka. Në fakt ishte Anglia ajo që mori më pak kartona në të gjithë turneun, duke fituar kështu të ashtuquajturin çmim “Fair Play”. Një ngushëllim i dobët, në të vërtetë shumë i dobët, që nuk u prit shumë mirë në shtëpi…

Në pesë ndeshjet e luajtura, anglezët kanë marrë vetëm një karton të verdhë. Edhe atë arbitri brazilian Sampaio ia tregoi Harry Maguire në minutën e 90 të humbjes fatale në çerekfinalen ndaj Francës. Vetëm një sanksion në mbi 500 minuta lojë, vërtetë shumë pak. Si për të thënë se skuadra e drejtuar nga Southgate ka vënë në fushë pak agresivitet konkurrues, siç pretendojnë shumë në Angli. E në fakt lajmi për “fitoren” e çmimit “Fair Play” ka marrë shumë kritika.

SARKAZMA E ISH-FUTBOLLISTËVE

Komentatorët e Botëror të Katarit për ITV kanë vënë në pah këtë të dhënë, duke e parë si diçka negative. Duke filluar nga Roy Keane, i cili foli për mungesën e agresivitetit nga ana e britanikëve.

I të njëjtit mendim edhe Gary Neville: “Nuk është se duhet të komplimentojmë një skuadër kur ata marrin shumë kartonë. Por të marrim vetëm një në të gjithë turneun do të thotë se ndoshta kemi qenë shumë të sjellshëm,” tha ish-mbrojtësi i Manchester United.

Ndoshta, ndonjë ndërhyrje më shumë nuk do ta kishin bërë Anglinë të fitonte Kupën e Botës. Por ndoshta do t’u kishte treguar tifozëve dhe specialistëve apo komentatorëve në TV, se lojtarët e Anglisë dëshironin shumë t’a sillnin në shtëpi.

Etiketa: AngliaboterorFair Playkatar

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Ishte “tmerri” i qytetit, arrestohet grabitësi shqiptar

Shqiptari i pafat/ Tentoi të kthehet në atdhe me autobus, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com