GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet

16:25 - 16/10/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen emrat e personave të arrestuar, proceduar dhe të shpallur në kërkim lidhur me aksionin policor që zbuloi se klinikat estektike në Tiranë injektonin botoks kontrabandë te klientët, që sipas hetimeve, transportohet jo në kushtet e duhura mjekësore.

Në pranga janë vënë Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Kumaraku, tha policia, është administrator i një subjekti privat (CAPO-AP) që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin, si dhe furnizon me të klinikat. Ndërkaq, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej botoksi. Shehaj referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton pronare dhe administratore e klinikës estetike “Dea”, ndërsa Mahmuti  administratore e“Luar Clinik”.

Mahmuti akuzohet për “Kontrabandë me mallra të licencuara” e kryer në bashkëpunim, “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Kumaraku akuzohet për “Kontrabandë me mallra të licencuara” e kryer në bashkëpunim, “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Shehaj akuzohet për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” e kryer në bashkëpunim, dhe “fshehje e të ardhurave”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për gjashtë persona: Aida Troka e Allure Beauty Center, ish banore e Big Brother,  Jetlira Beqiraj e Medical Hills Swiss Aesthetic, Jonida Zace e ONYX DERMOCARE, Luada Caushaj e Amra Aesthetics Beaty Clinic Luada, Klarida Bekaj dhe Eni Shemaj, administrator dhe bashkëpronar i “3MT SHPK”. Këta persona akuzohen për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” e kryer në bashkëpunim, dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërsa në kërkim u shpall administratori dhe pronari i administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria, një personazh i cili shfaqet shpesh edhe në ekrane, si dhe dy adminitratorë të tjerë qendrash estetike ku injektohej botoksi kontrabandë. Në një njoftim të Policisë, ata identifikohen me iniciale: K.B. dhe A.F.B.. Të tre akuzohen për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” e kryer në bashkëpunim, dhe “fshehje e të ardhurave”.

Sipas bluve, hetimet dhe aksioni policor janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Procedimi nisni për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Hetimet

Në dokumentat e gjykatës, e cila miratoi 30 urdhër kontrollet në qendra estetike thuhet se: Botoxi i njohur si “botulinum toxin-A” shkurt botoksi është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohës ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave. Për vetë mënyrën si aplikohet direkt në nerv apo në muskul kërkon një mjek të specializuar.

“Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se ky shërbim kryhet në çdo ambjent, duke çuar në mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar. Ky barn përveçse është i palejuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave gjen shtrirje të kalimit nëpërmjet pikave të ndryshme doganore”, thuhet në vendim.

Sipas hetimeve: nëpërmjet Morinës vjen një lloj botoksi i quajtur “Nabota” dhe ka origjinë koreane, ndërsa nga Rinas një tjetër lloj botoksi, i quajtur “Disport” dhe është prodhim turk. Nga mënyra e transportit, ky barn mjekësor hyn në vendin tonë si çdo mall i zakonshëm, në një kohë që kushtet e transportit duhet të jenë të përcaktuara qartë, pasi për shkak se ndikojnë drejtpërsëdrejti në organizmin e personave që e aplikojnë.

“Ky produkt mjekësor duhet të trasportohet në mënyrë të sigurt dhe në kushte friforiferike, gjë që nuk ndodh”, arsyeton gjykata.

Nga hetimet është provuar se deri më tani një nga transportuesit kryesorë dhe i vetmi në tregun shqiptare për Banota është shoqëria “Kapo-AP” shpk, me administrator Mildon Kumaraku, i cili është arrestuar.

Në kuadër të hetimit, prokuroria ka bërë kqyrje të disa faqeve onlinë të klinikave apo qendrave estetike që dyshohet se ofrojnë shërbimin për injektimin e botoksit te pacientët.

Për të provuar këtë fakt, prokuroria ka kryer edhe përgjime, ku klientë të ndryshëm përmes telefonit caktojnë datë dhe orë pë injektimin e botoksit.

Prokuroria po ashtu ka infiltruar disa vajza të cilat janë paraqitur pranë klinikave apo qendrave estetike për të aplikuar botoks. Bisedat në këto raste janë të regjistruara.

Hetimet për këtë rast janë duke vijuar, pasi ka dyshime se shumë qendra estetike në të gjithë Shqipërie ofrojnë shërbimin e aplikimit të botoksit, në një kohë që ky medikament hyn kontrabandë në vendin tonë.

 

Etiketa: Botoksbotoks kontrabandeKeitKryesore1Skerdi Faria

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
Para

Kupa e Shqipërisë/ 77 gola në 16 ndeshje, ja rezultatet e turit të parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com