GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bozdo sfidon Prokurorin e Përgjithshëm: Krimi dhe pastrimi i parave po shkatërrojnë ekonominë

16:30 - 27/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bozdo sfidon Prokurorin e Përgjithshëm: Krimi dhe pastrimi i parave po shkatërrojnë ekonominë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, zhvilloi një diskutim me kreun e Prokurorisë lidhur me luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në vend.

Në fjalën e tij, Bozdo reagoi pas përgjigjeve të dhëna nga Çela, duke theksuar se situata ekonomike dhe financiare në Shqipëri po dëmtohet rëndë nga aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale.

“Zoti kryeprokuror iu referua mediave si raportues. Ju them që nuk janë media, është raporti i DASH që e ngre si rrezik kryesor për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare pastrimin e parave. Grupet e krimit të organizuar i pastrojnë paratë rehat në mes të ditës, në mes të dynjasë, pa i hyrë gjemb në këmbë në Shqipëri,” – u shpreh Bozdo.

Ai përmendi gjithashtu raportin e financuar nga GIZ dhe Ministria e Jashtme norvegjeze, sipas të cilit në Tiranë gjatë viteve 2016–2019 janë investuar 1.6 miliardë euro të pajustifikuara në sektorin e ndërtimit.

Po ashtu, sipas tij, raportet e antimafias italiane dhe një investigim i Rai3 tregojnë se nga 3.7 miliardë euro të investuara në ndërtim, vetëm 800 milionë janë të justifikuara përmes sistemit bankar.

“Janë 2.9 miliardë euro që shkatërrojnë ekonominë shqiptare dhe kullat i kemi këtu në mes të ditës. Krimi lulëzon, pastrimi i parave lulëzon, ekonomia shkatërrohet, shqiptarët ikin, euro po bie, eksportet janë rrënuar dhe turizmi po e pëson,” – vijoi Bozdo.

Deputeti demokrat i kërkoi Çelës të veprojë më vendosmërisht dhe të marrë nisma konkrete për ndjekjen penale të rasteve të dyshuara për pastrim parash, duke theksuar se shumë investime në pasuri të paluajtshme lidhen me persona me precedentë penalë ose familjarë të tyre.

Në fund të fjalës së tij, Bozdo falënderoi Prokurorin e Përgjithshëm për pranimin e disa problematikave në sistem, por kërkoi që çështjet e abuzimeve dhe arrogancës në drejtësi të trajtohen seriozisht:

“Ju falenderoj për faktin që njohët arrogancën e prokurorit që arrestoi avokatin mbrojtës në seancë, dhe shpresoj që kësaj çështjeje t’i jepet drejtim njëherë e mirë.”

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Para
Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com