GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Bozhidar Deliç nuk është vetëm!

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës

*

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Bozhodar Deliç është rizgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Ai ishte në këtë post edhe legjislaturën e kaluar dhe do të jetë gjithashtu në këtë legjislaturë. Por zhurma po bëhet tani pas katër vitesh. Nuk u bë në zgjedhjen e tij të parë, megjithëse është i njëjti, drejtues i masakrave në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Dragashit, ku janë masakruar së paku 2500 shqiptarë.

Reagimi i sotëm lidhet me faktin se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç , nga aktor në atë që quhet zgjidhje e problemit dhe krizës midis Kosovës e Serbisë, tani konsiderohet vetë problemi. Zhurma e sotme për rizgjedhjen e Deliç si nënkryetar i parlamentit serb vjen për të testuar dhe detyruar presidentin Vuçiç  të distancohet nga e kaluara kriminale e tij dhe e vendit të tij. Sepse nuk është vetëm Deliç. Për t’u distancuar sidomos nga aleanca dhe lidhjet me Rusinë! A do të funksionojë kjo? Sigurisht që jo! Eshtë thjesht një taktikë e radhës, të cilën Beogradi e përdor me mjeshtri për të mashtruar Perendimin!

Me qindra dhe mijëra krimnelë lufte në Bosnjë e në Kosovë janë të lirë në Serbi. Madje Serbia ka prodhuar kriminelë të rinj të pas luftës, si Milan Radojçiq, i cili përmes një videoje kërcnoi pak ditë më parë Kosovën me luftë dhe u mor në mbrojtje nga vetë kreu i shtetit serb. Serbia dhe institucionet serbe nuk mund të ekzistojnë ndryshe, nuk mund të veprojnë dhe të uudhëheqin pa masën e kriminelëve në pushtet e në administratën publike.

Bozhidar Deliç është i partisë së djathë ekstreme NADA, por më parë ka qenë anëtar i partisë radikale si dhe i partisë së ashtuquajtur progresive të Aleksandër Vuçiç . Ai është mbështetur dhe mbështetet pikërisht për veprat e tij kriminale kundër shqiptarëve. Në vend se të hetohej e të gjykohej për krime lufte e krime kundër njerëzimit, ai është zgjedhur deputet dhe nënkryetar i një parlamenti të inkriminuar me luftra e masakra kundër popujve të tjerë.

Bozhidar Deliç nuk është i vetëm. Bashkë me të janë vetë presidenti Vuçiç , i cili në kohën e masakrave në Bosnjë ishte deputet e kriminelit Shejshel dhe nga foltorja e atij parlamenti bëri thirrje për vrasjen e shfaqrosjen e 100 muslimanëve për çdo serb të vrarë. Eshtë president ai që në qeverinë kriminale të Milosheviçit ushtroi detyrën e ministrit të propagandës së tij kundër NATO-s e pro masakrave dhe genocidit të planifikuar nga shteti në Kosovë. Kur vetë presidenti i një vendi është i inkriminuar dhe personazh krimesh në të shkuarën e tij, nuk mund të pritet që ai të largojë bashkëpunëtorët e vet nga politika dhe institucionet e vendit të tij. Vuçiç  nuk bën dot përjashtim për këtë.

Ndërkohë, përveç Vuçiç , aktorë të rëndësishëm të krimeve në ish-Jugosllavi e në Kosovë janë edhe të tjerë politikanë. Ivica Daçiq është njëri prej tyre. Ai ishte zëdhënësi i Milosheviçit! Pas tij është Aleksandër Vulin. Dhe ne shohim çdo ditë se si këta kriminelë të dëshmuar në luftën kundër shqiptarëve nxisin aktualisht konfliktin kundër Kosovës dhe destabilizimin e rajonit tonë. Nëse dikush do të hulumtonte me saktësi dhe në detaje përbërjen e parlamentit, qeverisë, administratës së lartë të shtetit serb, atë të ushtrisë e shtabit të përgjithshëm të saj, të policisë, prokurorisë e gjykatave serbe, do të zbulonte me mijëra Bozhidarë Deliçë!

Shqetësimi është se pse bota e qytetaruar nuk reagon ndaj kësaj situate, e cila është premisa kryesore për rikthimin e dhunës në rajonin tonë?! Çfarë e mban peng Europën dhe SHBA-të në këtë histori lëshimesh, ndërkohë që te shqiptarët shohin edhe qimen në qull?! Hamendësohet se Vuçiç  ka premtuar ndërrimin e kursit gjeopolitik të Serbisë dhe ndaj e tolerojnë atë për të mbërrit te finalja, te ankorimi i Beogradit në anijen euro-atlantike. Unë i respektoj ata që në Perendim mendojnë dhe shpresojnë te Vuçiç !

Por është naivitet i palejueshëm të besosh se kriminelët serbë bëhen “demokratë” dhe “përkrahin vlerat perendimore”! Ata janë dhe do të mbeten me shpirt e me zemër në aleancë strategjike me Rusinë! Ata e shohin presidentin rus, Vladimir Putin, si “shpëtimtarin” e Serbisë! Ata nuk kanë asnjë ndjesi pozitive për Europën dhe SHBA-të! Nëse gjendet ndonjë i tillë, ai nuk ka e nuk do të ketë për dekada me radhë ndonjë ndikim në opinionin serb.

Bozhidar Delliç jo vetëm nuk është vetëm, por fatkeqësisht ai ka përkrahjen e Perendimit. Shihni si i sheh Perendimi me lupë deklaratat e liderëve shqiptarë dhe sa ashpër reagon ndaj tyre!

Ndërkohë qe Vuçiç  ndez flakët e luftës dhe mban mijëra kriminelë të tipit Deliç e askush nuk guxon t’i reagojë! As kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nuk përton t’u hakërrehet shqiptarëve të tij si të qe xhandar i mesjetës!

 

Etiketa: Bozhidar DelicEnver Bytycivete

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Vdiqën tragjikisht në New York, moderatorja shqiptare bën deklaratën e fortë (FOTO)

Vdiqën tragjikisht në New York, moderatorja shqiptare bën deklaratën e fortë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

Sot nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do...

Lexo më shumë
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com