GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

21:58 - 22/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe kompanitë e sigurimeve për mungesë konkurrence dhe marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ai deklaroi se qytetarët po paguajnë çmime të larta për shkak të një sistemi që funksionon në favor të kompanive.

“Nuk ndryshon asgjë në këtë treg prej vitesh: të njëjtët operatorë, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat barriera. Kjo nuk është ekonomi tregu, por një marrëveshje e paligjshme që është pranuar edhe nga ju, edhe nga Autoriteti i Konkurrencës”, u shpreh Braçe.

Ai kritikoi ashpër edhe sistemin e ri të bonus–malus për sigurimin e automjeteve, duke e cilësuar si një skemë që nuk ndëshkon sjelljet e rrezikshme në rrugë, por mbron interesat e kompanive.

“Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën?

Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim.

Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive.

Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu”,- tha Braçe.

gijotina.com/

Etiketa: AMFBonus malus

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Para
Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com