GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për përhapjen masive të përdorimit të duhanit elektronik tek fëmijët dhe të miturit në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si tejet shqetësuese për shëndetin publik dhe sigurinë e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se pajisjet e duhanit elektronik po mbahen dhe përdoren nga fëmijët “gjatë gjithë ditës”, duke krijuar një ritual varësie, ndërkohë që produktet shiten lirshëm në dyqane, kioska dhe pika tregtimi në Tiranë.

Braçe ndalet edhe tek paralajmërimet në paketim, ku thuhet: “Mos e gëlltisni dhe mos e çmontoni. Ky produkt përmban një pjesë të mprehtë”, duke ngritur pyetjen se çfarë rreziku real përfaqëson kjo pjesë dhe pse një element i tillë duhet të ekzistojë në një produkt që përdoret gjerësisht, përfshirë nga të mitur.

Braçe thekson se në asnjë prej pikave të shitjes nuk ka tabela të qarta që të njoftojnë se duhani elektronik ndalohet për fëmijët, ndërsa sipas tij, shitësit ua ofrojnë produktin pa asnjë hezitim edhe të miturve.

“Kjo që po bën kompania që e shet këtë lloj duhani në këtë vend, duke shkelur ligjin, është kriminale,” shkruan Braçe, duke përmendur drejtpërdrejt kompaninë Philip Morris, prodhuese e IQOS.

Në reagimin e tij, deputeti kritikon edhe institucionet shtetërore për mungesë veprimi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zbatimin e ligjit, ndërsa për prindërit shprehet se “kanë dështuar” në mbrojtjen e fëmijëve nga këto produkte.

Gazetarja Rudina Xhunga dhe Dritare TV që prej shfaqjes së këtij fenomeni që kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e IQOS nga fëmijët, përmes artikujve dhe vlogjeve se çfarë thotë OBSH dhe për kriminalizimin e medias, që e reklamon si zgjidhje për lënien e cigares!

 

Postimi i plote:

PER SHENDETIN E FEMIJEVE;
KY ESHTE DUHANI ELEKTRONIK!
JA KENI PARE FEMIJEVE TA MBAJNE GJITHE DITEN NEPER DUAR, TA THITHIN SI ROBOT NE NJE RIT VARESIE?
DOEMOS QE E KENI PARE!
LEXOJENI PAK PJESEN E RRETHUAR;
“MOS E GELLTISNI E MOS E CMINTONI. KY PRODUKT PERMBAN NJE PJESE TE MPREHTE”!!
Kuptoni apo jo?!
Edhe pa e cmontuar, edhe pa e gelltitur, CFARE ESHTE KJO PJESE E MPREHTE? Per cfare duhet ne nje cigare?
E kuptoni cfare pijne femijet tuaj?
Vijoni lexoni, cfare ju thote??;
Mbajeni larg femijeve?? Keshtu??
PRA, JO NDALOHET TU SHITET FEMIJEVE, POR JU TA MBANI LARG FEMIJEVE QE MOS TA GELLTISIN!!
Shikoni, kam pare keto dite cdo dyqan te mundshem, kioska neper Tirane; VEC REKLAMES SE IQOS, NUK KA KERKUND NJE TABELE KU TE THUHET QARTE DHE DALKUESHEM QE “KY DUHAN NDALOHET PER FEMIJET”! ZERO, KERKUND!
Shitesit ja japin me qefin qe po shesin, kujtdo, edhe femijeve!
KJO QE PO BEN KOMPANIA QE E SHET KETE LLOJ DUHANI NE KETE VEND, DUKE SHKELUR LIGJIN ESHTE KRIMINALE;
PO PO KRIMINALE DHE KOMPANIA MEME ESHTE PHILIP MORRIS!
Tani shteti duhet te bej detyren!!
Prinderit nderkohe kane deshtuar!!

 

 

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com