GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Braçe i sulmoi për subvencionet, bizneset e Kosovës i ankohen Ramës: Na shantazhoi

19:02 - 17/11/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe i sulmoi për subvencionet, bizneset e Kosovës i ankohen Ramës: Na shantazhoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë  teksa ka folur për subvencionet e TVSH ka përmendur edhe kompaninë  me themel në Kosovë “Doni Fruits”, duke thënë se merr ndihma dhe subvencione pa i merituar. “Ejupi ka pikën më të madhe të eksporteve në Lushnje, ia bëri Qeveria – kjo Qeveri (afër 100 milionë lekë të reja, plus rrugën nga FSHZH, plus linjë të dedikuar për energjinë nga OSHEE, plus linjë të dedikuar uji nga UK Lushnje); Ejupi është një nga përfituesit më të mëdhenj nga TVSH për bujkun (sipas shifrave nga tatimet); dhe Ejupi është një nga përfituesit më të mëdhenj nga çmimet dhe trajektorja e tyre (sipas shifrave nga doganat)”, ka reaguar Braçe.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.  I cili përmes një letre dërguar kryeministrit , Edi Rama, ka këkruar që  ky i fundit të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe. Sipas tij, Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits. Kujtojmë se, Ejup Ahmeti, pronar i pikës së eksporteve “Doni Fruits”,  pas një reagimi të bërë në Facebook ka ngjallur përplasjen mes Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me ndryshimin e Paketës Fiskale 2022 në fushën e bujqësisë. Ahmeti, gjatë ditës së diel, ka dalë haptas pro një proteste paqësore, që sipas tij ka për qëllim sensibilizimin e Qeverisë dhe Opinionin Publik, për ndryshim të paketës fiskale.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjykon se reagimi i Ahmetit nuk është aspak tendencioz, sepse reagoi si çdo biznes tjetër që preket nga ndryshimet fiskale, por deklarata e Braçes shpreh hapur shantazh dhe e kthen çështjen në personale.  “Doni Fruits është tregim suksesi në Kosove dhe rajon, ndër kompanitë e rralla nga Kosova me sukses në Shqipëri. Mijëra fermerë në Kosovë dhe Shqipëri janë përfitues direkt nga puna e palodhshme e Doni Fruits, me qendrat e grumbullimit të frutave dhe perimeve në këto dy vende. Në ditët e fundit, aktiviteti i kësaj kompanie në Shqipëri, po rrezikohet seriozisht, nga sulmet dhe gjuha shantazhuese e deputetit Erion Braçe”, thuhet në reagimin e Rukiqit.

Në përfundim, ai tregon në cilësinë e Kryetarit te Odes Ekonomike të Kosovës,  i benë apel edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, te adresoj ketë çështje te autoritetet relevante në Shqipëri.

Etiketa: ankeseEdi RamaErion BraceOda Ekonomike

Lajme të lidhura

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte
Breaking Views

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Para
“Rreth Berishës po kacavirren për të përfituar”, Duma: Kjo është besëprerje

“Rreth Berishës po kacavirren për të përfituar”, Duma: Kjo është besëprerje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com