GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Shfryhet prapë Braçe: Të korruptuarit të hapin krahun, ministrat nuk rrinë në punë

12:36 - 27/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfryhet prapë Braçe: Të korruptuarit të hapin krahun, ministrat nuk rrinë në punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish zv.kryeministri Erion Braçe që pas lënies së postit ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me qeverinë, gjë të cilën e vijoi dhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë. Braçe nuk u kursye kur foli për nënpunësit e korruptuar, sipas të cilit janë ata shkaku i mosfunksionimit të institucioneve që përfaqësojnë.

Gjatë diskutimit Braçe zbuloi se shumë herë gjatë kohës që ai ishte zëvendëskryeministër, kur shkonin për marrjen e përgjigjeve në ministri për çështje të caktuara, ministrat nuk gjendeshin në vendin e punës.

Teksa iu kërkoi me tone kritike që të hapin krahun të gjithë ata nënpunës të përfshirë në korrupsion, Braçe theksoi se krijimi i agjencive për të bërë të mundur funksionimin e institucioneve është shpenzim i shkuar dëm, pasi sipas tij janë vet strukturat e ministrisë që nuk e fillojnë ditën duke patur në mendje t’i shërbejnë qytetarëve.

Braçe gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo situatë vijon prej shumë vitesh dhe paratë po hidhen kot, ndërkohë që puna e duhur është bërja e institucioneve të veprojnë ose në të kundërt të dorëzojnë detyrën.

“Nuk ka mjaftuar ajo agjensi që ishte atje. E dini sepse nuk ka mjaftuar. Sepse fillon këtu. Nëse ministri, zëvendësministri, struktura e ministrisë dhe agjencitë nuk e fillojnë ditën e punës duke patur në mendje t’i shërbejnë qytetarit, nuk ndodh kjo. Aty është zonja. Tani se nuk nxjerr dhe ndonjë sekret të madh, sa herë kemi vajtur ne në ministri dhe nuk kemi gjetur ministrat në punë. Kemi shkuar për të kontrolluar marrjen e përgjigjes institucion me institucion dhe vendosën tabela për të kontrolluar fliksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin.

Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për një mijë e një arsye dhe ku një prej arsyeve është korrupsioni, në hipoteka, në tatime në inspektime, duhet hapur krahu, sipas ish zv.kryeministrit.

 Ligji për nënpunësin civil e ka të përcaktuar qartë, por mungon vullneti për të larguar atë që nuk i shërben qytetarëve dhe e bën institucionin të dështojë”, tha Braçe.

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Meta uron homologun zviceran për Festën Kombëtare: Komuniteti shqiptar me banim në vendin tuaj, urë të fuqishme për miqësinë

Presidenti Meta i jep pëlqimin Kuvendit për Eurobondin

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com