GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Braçe “opozitari” i bën gjyqin Ramës për çmimet: Po copëtojnë të varfrit

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe “opozitari” i bën gjyqin Ramës për çmimet: Po copëtojnë të varfrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili është njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste ka sulmuar ashpër kryeministrin dhe kryetarin e partisë së tij për rritjen e çmimeve në mënyrë fiktive. Braçe ka thumbuar kryeministrin Rama, duke i vënë në dukje se çmimet tek ne nuk i nënshtrohen konkurrencës, por caktohen dhe njoftohen!

“Copëtojnë të varfëritë, të pasurit të paguajnë atë që i takon. Çmimet nuk godasin të pasurit! Çmimet copëtojnë të varfëritë! Çmimet shtyjnë për poshtë, në varfëri, shtresën e mesme! Çmimet thellojnë pabarazinë, polarizojnë shoqërinë! Këtë duhet të ndalim! Çmimet do jetë e pamundur t’i ndalim, por ai që duhet të ndalim është abuzimi!”, shprehet Braçe.

Deklarata e Braçes vjen pas një sërë çmimesh të rritura në mënyrë fiktive gjatë ditëve të fundit, që nga çmimi i bukës, çmimi i kafes e deri te çmimi i gazit. Për çmimin e bukës, madje pati dhe një hetim formal nga Autoriteti i Konkurrencës, por ministri i doli në mbrojtje konkluzioneve, duke pretenduar se çmimet janë rritur në raport me tregun. Por për Braçen: “Tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4-5 kompani, thuajse me konkurrencë formale. Çmimet në to as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos. Çmimet këtu nuk i nënshtrohen konkurrencës, çmimet këtu caktohen, njoftohen!”

Sipas deputetit socialist, rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të tvsh, akcizës etj. “Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërndajmë. Dy rruge ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme. Të paktën, këtë herë barra e krizës nuk mund të përballohet nga të varfëritë e të mesmit. Tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; Kriza e çmimeve sado e përkohshme të jete, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre. Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmërisht atë që u takon, atë që e fshehin dhe qe i ka mbipasuruar!”, shprehet Braçe.

Ai shprehet më tej se janë 100 VIP-a që përfitojnë nga kjo skemë.

“Në kuvend javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar. Javën që shkoi Shtëpia e Bardhë publikoi një raport për nivelin e tatimeve të paguara nga 400 familjet më të pasura te Amerikës, jashtëzakonisht i ulët krahasuar me nivelin e tatimeve të punëtorëve”, shpreh Braçe indinjatën e tij.

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Adili “shpërthen” ndaj Skënderbeut: Veprim i ulët për të ndalur Vllazninë

Adili “shpërthen” ndaj Skënderbeut: Veprim i ulët për të ndalur Vllazninë

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com