GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Erion Braçe ishte në GJKKO për çështjen gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Braçe është përfshirë prej muajsh në një proces gjyqësor me biznesmenin Anduel Çekrezi, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.

Në një komunikim për mediat Braçe deklaroi se toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është pronë shtetërore e patjetërsueshme, duke theksuar se çdo përpjekje për privatizimin e saj përbën shkelje të ligjit.

Ai shtoi me tej se duhet të ketë ndëshkime shembull për rastet e tjetërsimit të pronave publike.

“Besoj që jemi para një fakti penal shumë konkret. Mendoja se mjaftonte ligji i vitit 2022 dhe  vendimi i këshilli të ministrave që përcakton që toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është shtetërore, e patjetërsueshme. Meqë zotërinjtë në seancën që shkuan insistuan në këtë pikë, kam depozituar sot pranë gjykatës, ligjet, bashkë me vendimet respektive të këshillit të Ministrave që përcaktojnë qartë që nga ajo periudhë që toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është tokë e lumit, tokë e shtetit dhe as nuk mund të tjetërsohet dhe as parashkruhet.

Të gjithë zyrtarët që nga 1995 që kanë qenë në dijeni të ligjeve në fuqi, ligjit të vitit 1994, 1996 dhe të gjithë zyrtarët e këtyre institucioneve, natyrisht që për mua duhet të vihen nën hetim, sepse kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë shkelur ligjin ”, tha ai, i cili theksoi se “fakti penal është verifikuar dhe i takon prokurorisë nëse do të fillojë procedim penal apo jo”.

“Unë mendoj se njëri duhet bërë shembull, pra në gjithë këtë histori tjetërsimi pronash në të gjithë Shqipërinë në favor të privatit në mënyrë të pamerituar dhe në shkelje të ligjit, një rast duhet bërë shembull. Askush nuk duhet të guxojë që të hyjë në tokat e lumenjve. Në kushtet në të cilat ndodhemi, në kushtet e fatkeqësisë natyrore, për shkak të tjetërsimit të tokave dhe shtretërve të lumit, dikush duhet të ndëshkohet që të tjerët mos guxojnë më atje”, deklaroi Braçe.

Etiketa: biznesmenBraceKryesore1ndeshkim

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com