GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Braktisi 2 vajzat e mitura, gjendet pas 8 vitesh Suela Gjonaj

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Braktisi 2 vajzat e mitura, gjendet pas 8 vitesh Suela Gjonaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë. Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report TV, ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por sot, më në fund arritën të kishin kontakt me të.

Ata thonë që kanë bërë debate të mëdha derisa vajza një ditë la të bijat e vogla dhe shkoi në drejtim të paditur. Familjes i kishte thënë se do të merrte rrobat në Vlorë, por fqinjtë e zonës e kishin parë që të largohej me një makinë private, jo me furgonin e linjës.

“Ne menduam se ishte lidhur me një tjetër. Këtu i kam bërë presion, kemi pasur debate. Nuk kam goditur kurrë. I thashë nuk jam dakord, ke 2 vajza. Kur bëri debat herën e parë, e mori i shoqi e pranoi. I mbajta unë 6 muaj dhe më pas dolën me qira se nuk i mbaja dot. Pas 6 muajsh ikën në Vlorë. Vajza gjoja pastronte në hotele. Nga fundi punonte në një bamirësi se cfarë ishte nuk e di. Mbaroi punë tha do vij disa ditë. I shoqi bënte siç i thoshte ajo.

Ditën që iku nuk bëra debat. Na tha do iki, do më mbani vajzat se do iki të marr rrobat në Vlorë. Vajza donte të ikte dhe jam bërë pishman që nuk e kam shoqëruar. Nuk ka ikur me furgon por e kanë marrë me makinë të vogël. E mora në telefon ditën e parë, më thoshte jam në Tiranë, Durrës, dhe jemi zënë në telefon”, tha Astrit Gjonaj.

Suela krijoi jetën e saj në Maqedoni, ku ka 2 fëmijë dhe nuk do të kthehet pas. Sipas Suelës, në vitin 2015 është larguar për në Durrës ku ka qëndruar për 3 vite derisa u njoh me bashkëshortin aktual.

Ajo u shpreh se vajzat nuk i mori me vete sepse pas divorcit komunikoi me psikologen, e cila i tha se të bijat flisnin keq për të. Sipas saj, nga familja u largua se pati dhunë. Këtë gjë e mohon vetë nëna e saj, Fatmira Gjonaj, e cila thotë se nuk e kanë prekur me dorë.

Pas telefonatës së dytë, Suela telefonoi sërish drejtuesen e emisionit, duke i pranuar se do të ketë kontakt me to. Gjatë transmetimit live, Suela kontaktoi direkt me familjen dhe me vajzën e saj të madhe.

Suela: A më dëgjoni?

Nëna: Suela mirë je?

Suela: Mirë.

Nëna: Më njeh kush jam?

Suela: Jo, nuk të njoh hiç.

Nëna: Si nuk të erdhi keq na ike na le me lot në faqe?

Suela: Ju erdhi keq juve. Atëherë s’më ndihmuat, më latë në dorën e atyre që më përdorën.

Babai: Kush të la moj qene?

Suela: Pse nuk më besove kur të thashë që më kërcënojnë?

Babai: Ti the do iki në Vlorë.

Suela: Nuk është e nevojshme me bërtit.

Babai: A je mirë atje ku je?

Suela: Mirë jam.

Babai: Mbarë e mirë ta bëftë zoti. Çupat që ke lënë aty i ke pjellë ti.

Suela: Çupat i kam kërkuar unë, por nuk mi la. Fola me Nelsin e psikologen.

Babai: Çupat nuk i more ti. Isha vetë në gjyq kur tha se cupat duhet t’i marrë e ëma. Moj Suelë, kur shohim emisione ne për ty qajmë. Të marrë burrin e të vijë te ne po të dojë.

Pas tyre zhvillon një bisedë me një prej vajzave, e cila e pyet nëse e ka marrë malli dhe më pas zgjedh të mos flasë më me të.

Suela: A je mirë?

Vajza: Mirë.

Suela: Motra si është?

Vajza: Mirë është.

Odeta: Të ka marrë malli për mamin?

Vajza: Nuk e di. E ka marrë malli mamin për mua?

Suela: Normal.

Etiketa: Suela Gjonaj

Lajme të lidhura

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Para
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, mungon avokati

Bleu vota në Kavajë, arrestohet nga SPAK (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 25 Korrik 2026

07:28 - 25/07/26

Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe...

Lexo më shumë
iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com