GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Braktisi Bashën për Bardhin, ja ç’thotë Tabaku për bashkimin e PD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi qeverinë më të paaftë për integrimin”, Tabaku: Shqipëria, 130 faqe reforma larg BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se është pjesë grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi dhe se procesi i bashkimit të partisë duhet të vazhdojë.

“Nuk ka asnjë diskutim që unë jam pjesë e grupit parlamentar. Ky është një proces dhe nuk e ndajmë dot me thikë “e bëtë apo nuk e bëtë”. Ky është një proces që unë besoj se do të vazhdojë dhe dëshira imë është që në këtë proces të bashkohet çdo zë opozitar.

Me zotin Bardhi kam luksin që të bie dakord dhe të mos bie dakord. Ai është edhe miku im. Psh, unë nuk bie dakord me të dhe me vendimin e grupit për aksionin në Parlament. Arsyet janë të drejta, por mënyra sesi po shkojnë gjërat, mendoj se nuk po na ndihmojnë. Sepse bashkimi i partisë pa lënë jashtë askënd, në frymën e konfederatës, bashkë me protestën, bashkë me Parlamentin, duhej të kombinoheshin të gjitha bashkë”, thotë ajo.

Sipas saj, Partisë Demokratike i duhet çdo zë opozitar. “PD-së i duhet bashkimi i çdo zëri opozitar, i duhet kushdo. PD-së i duhet të kalojë përtej individëve. I duhet të kalojë tek qytetarët. Secili prej nesh duhet të tejkalojë veten. Unë e kam dhënë shembullin tim, kam dhënë dorëheqjen nga pozicionet që kam patur.

Tani, unë po përpiqem të bëj opozitë duke marrë pjesë në protestë, duke plotësuar me sa mundem hapësirën e lënë bosh në komisionet parlamentare, po përpiqem t’u flas njerëzve dhe t’i jap kohë këtij procesi bashkimi për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme edhe me idenë e konfederatës që i mbledh të gjitha palët bashkë. Debati më i madh që kam me kolegun dhe mikun tim Gazment Bardhi është që grupi parlamentar duhet të përdorë çdo hapësirë, duhet të përdorë Parlamentin, duhet të përdorim çdo forum”, tha ajo në TVSH.

Etiketa: BardhiBASHAPDTabaku

Lajme të lidhura

Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë
Aktualitet

‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

09:49 - 08/10/26
‘Flamingot’ dhe opozita në protestë! Policia ‘blindon’ zonën përreth parlamentit, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

‘Flamingot’ dhe opozita në protestë! Policia ‘blindon’ zonën përreth parlamentit, çfarë pritet të ndodhë

09:29 - 08/10/26
Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë
Aktualitet

Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë

09:17 - 08/10/26
Para
Vrasja e Pëllumb Metës/ Pas vajzës, arrestohen edhe djemtë e viktimës

Vrasja e Pëllumb Metës, Kulla: Nuk besoj se fëmijët e vranë për një fejesë të padëshiruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë
Aktualitet

‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

09:49 - 08/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka përsëritut thirrjen e tij për protestën tek...

Lexo më shumë
Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

09:44 - 08/10/26
‘Flamingot’ dhe opozita në protestë! Policia ‘blindon’ zonën përreth parlamentit, çfarë pritet të ndodhë

‘Flamingot’ dhe opozita në protestë! Policia ‘blindon’ zonën përreth parlamentit, çfarë pritet të ndodhë

09:29 - 08/10/26
Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë

Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë

09:17 - 08/10/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

09:11 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com