GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Braktisi Foltoren e Berishës në Shkodër, ndërron mendje dhe shfaqet në Kuvend

15:32 - 11/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Braktisi Foltoren e Berishës në Shkodër, ndërron mendje dhe shfaqet në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk mori pjesë në Foltoren e Shkodrës, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shfaq në Kuvendin e Berishës. Ademi tha se njësoj si në Marsin e vitit ‘92, koha ka ardhur që PD të kthehet në pushtet dhe kjo mund të vijë vetëm përmes bashkimit.

“Të rinjtë po braktisin vendin, PPP po grabisin paratë e shqiptarëve, jemi kthyer në epiqendër të trafikut të drogës, të gjitha pushtetet janë centralizuar në dorë dhe po rrëshqasim në një diktaturë me pamje të rrejshme. Por kjo situatë e rëndë duhet ndryshuar dhe do ta ndryshojmë të gjithë bashkë. Historia shpeshherë bëhet ciklike. Si në vitet ’90, historia thërret në skenë sërish Partinë Demokratike. Në 31 mars 1991, komunistët fituan zgjedhjet e zhvilluara, por më pak se një vit më pas, PD arriti të marrë mbi dy të tretat e votave të shqiptarëve duke e shkëputur vendin nga diktatura. Nuk kishte magji. Ishin të njëjtët shqiptarë që e çliruan me votë. Sot gjendeni thuajse në të njëjtën situatë. Qeverisemi nëpërmjet vjedhjes së votave nga nipër e bij të atyre që ishin pjesë e nomeklaturës. Duket e vështirë që kjo kastë të largohet, por në fakt ata janë të dobët të zhytur në korrupsionin e tyre dhe përvetësimin e pushteteve. Ne e kemi një armë që ia kemi provuar suksesin: bashkimin. Gjërat që na bashkojnë jo vetëm si demokratë e shqiptarë janë më shumë se ndasitë e momentit”, tha Ademi.

Ademi e vetmja kryebashkiake e cila shfaqet në Kuvendin e Berishës, u shpreh se të vetmen armën në dorë PD ka bashkimin. Kujtojmë se në Foltoren e zhvilluar në Shkodër, nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ademi nuk mori pjesë dhe nuk lejoi këtë të fundit të përdorë sallën e Teatrit Migjeni për të mbajtur takimin. Nuk dihet ende “çmimi” me të cilin është blerë kryebashkiakja Ademi, por me siguri do të jetë shumë i lartë.

Etiketa: kuvendi 11 dhjetoriSali BerishaVoltona Ademi

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
City i Guardiolës bën detyrën, fiton minimalisht ndaj Wolves

City i Guardiolës bën detyrën, fiton minimalisht ndaj Wolves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com