GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Braktisi gruan një ditë pas martese, afgani: Nuk shpëtova dot familjen time

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Braktisi gruan një ditë pas martese, afgani: Nuk shpëtova dot familjen time
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afgano-amerikani Haseeb Kamal u martua vetëm një ditë para se Kabuli të binte nën kontrollin e talebanëve. Gjatë largimit të tij mes kaosit nga Afganistani, bashkëshortja si dhe shumica e familjes së tij mbetën pas. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti sjell historinë e tij, ekskluzive për Zërin e Amerikës. Çarja e turmës është ajo që Haseeb Kamali mban mend më shumë.

“Dukej sikur po merrte fund bota, ashtu dukej”.

Ai ishte në Portën Abbey në aeroportin e Kabulit, kur u nda nga anëtarët e familjes së tij. Vite më parë, Kamal ishte përkthyes i forcave amerikane në Afganistan. Ai u largua nga vendi i tij me një Vizë Imigruese Speciale në vitin 2014 dhe u bë shtetas amerikan. Por dikush e thirri përsëri në Afganistan këtë vit.

“Jam i lumtur që e gjeta atë”.

Kamali u martua më 14 gusht. Të nesërmen Kabuli ra në duart e talibanëve. Ai e dinte që të gjithë duhej të largoheshin. Ai dhe familja e tij kaluan nëpër pikat e kontrollit në portën e aeroportit, duke u treguar marinsave amerikanë pasaportën e tij amerikane. Por vetëm tre do të kalonin.

“Fillova të shtyja motrën në mes të turmës dhe u thosha njerëzve ‘Hej, ajo është e sëmurë mund të lëvizni, ju lutem?’”

Gjatë rrugës ata panë fëmijë të lënduar dhe shkopinj që përdoreshin si armë. Kujtime që tani kanë filluar të prekin Bibi Sara Kamalin, e cila ishte në vitin e fundit të fakultetit të mjekësisë.

“Vëllai ishte pas meje. Ne uleshim për t’u shpëtuar goditjeve me shkopinj. Kishte shumë fëmijë të lënduar, ose të goditur në fytyrë. Disa prej tyre kishin vdekur të shkelur nga turmat”, thotë Bibi Sara Kamal për Zërin e Amerikës.

Bibi Sara kaloi portën dhe hyri në aeroport. Po kështu edhe Kamali dhe babai i tyre. Disa orë më vonë, ata hipën në një avion transporti C-17, për në Katar. Atje qëndruan tre ditë pa dush dhe pa ndërruar rrobat. Nga Katari, ata fluturuan për në Ramstein të Gjermanisë, dhe më në fund hipën në një avion për në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit në Virxhinia. Udhëtimi i tyre nëntë ditor ka përfunduar, por Kamali është i përhumbur që ka lënë pas nënën, vëllezërit, motrat dhe nusen e re.

“Kisha një mision. Të nxirrja familjen time dhe dështova. Sinqerisht jam vërtetë shumë i shqetësuar”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, familja Kamal është ende e ndarë. Babai i tyre është një orë larg, në Fort Lee, ku procesi i vettingut do të zgjasë tre javë. Babai i tyre nuk ka dokumenta. Ai është kolonel në pension me ushtrinë afgane, por shkatërroi çdo provë për t’u fshehur nga talebanët.

“Edhe uniformat e tij i zhdukëm, unë e ndihmova t’i digjte të gjitha”, thotë Haseeb Kamal.

Ndërsa vëllai dhe motra fillojnë jetën amerikane, Kamali e di se familja e tij do të jetojë një jetë shumë më ndryshe.

“Do të thoja se nuk ka të ardhme për Afganistanin”, thotë Haseeb Kamali.

Ai flet në telefonon me nusen gati tre herë në ditë. Ata i premtuan njëri-tjetrit se do të ishin bashkë për jetë, dhe tani Kamali pyet veten kur do të jenë në gjendje të fillojnë atë jetë të re.

Etiketa: afganibraktisifamilja

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Greqi, tërmet me magnitudë 4.1 në Korint

Greqi, tërmet me magnitudë 4.1 në Korint

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com